Partizani u mposht nga Laçi të hënën dhe tani mendon për duelin e radhës, kundër Teutës në “Elbasan Arena”. Trajneri Dritan Mehmeti e ka një sy nga infermieria.

Tre prej lojtarëve që munguan kundër kurbinasve kanë nisur përgatitjet të diferencuar.

Bëhet fjalë për lojtarët Egzon Belica, Arinaldo Rrapaj dhe Sherif Kallaku, të cilët ishin të dëmtuar dhe nuk mund të luanin ndaj Laçit.

Ata do tentojnë të rikuperohen në kohë për ndeshjen ndaj Teutës. Ndryshe është situata për Stenio Junior, i cili edhe këtë fundjavë pritet të mungojë për “Demat”.