Armando Cungu foli ashper gjate emisionit “Elite” duke dale kunder disa kolegeve te tij qe “flasin bukur” ne studio, nderkohe qe kur kane qene vete trajnere nuk kane mundur te tregojne vlerat e tyre. Pikerisht nisur nga ky debat, ka reaguar edhe ish- trajneri i Vllaznise Migen Memelli, njeri prej atyre qe u anatemua nga shkodrani.

“Unë e falënderoj Armandon që konfirmoi fjalët e mia. Unë nuk fola kurrë për një Flamurtar që dominoi ndeshjen. Ai mund ta kthejë intervistën dhe ta shikojë. Ne këtu jemi. Unë fola për futbollistët, për brandin që ka Flamurtari dhe për menaxhimin që i bëri lojës.

Unë nuk fola për Laçin dhe nuk jam i interesuar kurrë ta komentoj, sepse kam bërë një pakt me veten time që nuk do ta komentoj kurrë punën e kolegëve. E dyta, presidentin e Laçit, Pashk Laska, e kam shumë mik dhe jam i bindur që atij i vjen zor për këtë debat që ndodhi me Cungun.

Jam i bindur për këtë. Megjithatë, unë kam parë 360-deklarata të Cungut në Shkodër në kohën kur unë isha trajner gjashtë muaj dhe nuk kam reaguar kurrë. Unë Armandon e kam patur shok skuadre te Teuta.

Nuk e di nga i buron ky mllef për mua. Gjithsesi, unë doja ta komplimentoja, por me ato që ai tha, nuk më dha mundësi. Gjithsesi, ai le të bëjë çfarë të dojë, por nuk ka pse del e përmend emra studiove. Ai është trajner vetë.”
Maringlen ZHIVANI