Aires Souza është larguar nga skuadra e Bylisit. Është klubi mallakastriot që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije “divorcin” me portugezin, menjehere pas ndeshjes se humbur per kupe me Vllaznine.
Ka pasur një takim mes tij dhe presidentit, ku në fund është vendosur që këtu të ndërpritet bashkëpunimi. Klubi i Bylisit falënderon lojtarin për kontributin e dhënë. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të mallakastriotëve shkruhej:
“Aires Souza, mesfushori portugez dhe klubi yne kane zgjidhur me marreveshje bashkepunimin, me portugezin qe largohet me falenderime dhe mirenjohje: “Faleninderit Bylisit dhe presidentit Kapllanaj, ju uroj me te miren dhe suksese”.
Faleminderit Souza!”
Duhet thene se ky lojtar nuk ka bindur aq sa duhet dhe per rrjedhoje eshte vendosur qe ai te largohet. Bylis ditet e fundit ka firmosur me disa futbolliste, prandaj dhe organika duket e plotesuar dhe drejtuesit “i kane dhene duart” portugezit.