Trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për Oversport pas fitores së pastër përballë Kastriotit.
“Fitorja më kënaq. Kemi shumë punë përpara dhe duhet të mendojmë për vazhdimësinë dhe të ardhmen. Më kënaqi jo vetëm loja, por edhe golat e shënuar nga lojtarë të ndryshëm.
Shpresoj që skuadra të ketë ndryshuar mentalitetin. Pres më shumë nga të gjithë. Shkurtaj sot ka bërë liderin, ka shënuar në ndeshjet e fundit dhe shpresoj që të vazhdojë të shënojë në vazhdimësi. Kemi nevojë për vazhdimësi në rezultate.
Guindo dhe Shkurtaj bashkë në fushë? Sot Guindo nuk ka luajtur për shkak të një shqetësimi, por ndaj Tiranës kanë luajtur të dy dhe mund të luajnë edhe në ndeshjet e ardhshme. Sepse janë lojtarë që do të ndihmojnë Laçin që të arrijë objektivat”, ka thënë mes të tjerash Mezani.