Arbitrimi në ndeshjen Erzeni-Vllaznia solli shumë kontenstime në fundin e tij. Kjo për shkak të një goli të anulluar nga gjyqtarja Emanuela Rusta që u shënua nga Vllaznia. Për këtë ka folur edhe eksperti i gjykimit, Mhill Shkëmbi. Sipas tij rasti është shumë milimetrik dhe kryesorja e takimit nuk mund të “kryqëzohet” për këtë episod. Megjithatë Shkëmbi thekson se ishte një episod tjetër që mund të merrte më shumë vëmendje.

Ai tha: “I kam parë disa herë rastet e dyshimta në ndeshjen Erzeni-Vllaznia. Dhe patjetër vëmendja shkon tek ai rast i fundit të takimit, ku Vllaznia shënoi, por u anullua për pozicion jashtë loje. Po ti shikosh sërish pamjet është një pozicion shumë milmetrik dhe gjyqtarja e ka pasur të vështirë të marrë një vendim.

Unë them se edhe po të mos e linte “offside” golin, do kishte konstestime nga ana e Erzenit. Prandaj nuk mund ta gjykoj vetëm nga ky episod. Por nëse do kishte një analizë për Rusten do ishte momenti i golit të Mihanes, në rastin e barazimit 1-1. Muri artificial që krijojnë lojtarët e Erzenit ndikon tek ata të Vllaznisë. Dhe mendoj se në këtë rast duhet të ripërsëritej gjuajtja.

Pse gjykon Rusta shpesh Vllazninë ? Ngaqë Vllaznia nuk është një ekip që krijon ambient mbytës për gjyqtarin. Ke kënaqësi të arbitrosh në ndeshjet e kuqebluve sepse të ishte ndrysh, një gjyqtare femër do dërgohej në ambiente të “nxehta” siç mund të jetë fusha e Laçit. Prandaj ndoshta nuk duhet bërë ndonjë hata e madhe që ndoshta u lanë dy pikë nga ndonjë gabim arbitrar”.
Endri ÇINARI