Superliga shqiptare është në fazë të nxehtë për të mësuar skuadrat që do marrin pjesë në kompeticionet europiane. Prej këtij viti, skuadra që del në vendin e parë do luajë në fazën kualifikuese të Champions League, ndërsa tre skuadrat e tjera të renditura më mirë apo fituesi i Kupës do përballen në Conference League.

Kompeticioni i ri i UEFA vjen si një risi për skuadrat e shteteve të vogla, me mundësinë për të shkuar sa më lart dhe për t’u përballur me ekipe më të lehta në letër.

Vendi i dytë dhe I tretë në Shqipëri apo edhe fituesi i Kupës do njohin kundërshtarët në 15 qershor në Conference League, me UEFA që ka vendosur shpërblime të rëndësishme për skuadrat në secilin tur.

Për pjesëmarrjen në turin e parë, skuadrat do marrin nga 250 mijë euro. Në turin e dytë do ofrohen 550 mijë euro dhe në turin e tretë 750 mijë euro.

Për fazën play-off që të çon në grupe do jenë 950 mijë euro për skuadër. Në ligën e re skuadrat shqiptare kanë mundësinë të shkojnë më lartë, duke marrë në konsideratë se skuadrat kundërshtare nuk do jenë në nivelin e Europa League./newsport/