Milani është 18 minuta larg barazimit të rekordit më negativ të mungesës së golave ​​në derbin e Madoninës. Primati në këtë drejtim vijon që nga viti 1954, kur kuqezinjtë nuk arritën të shënonin kundër Interit në 317 minuta.

Tashmë skuadra e Piolit ka arritur në 300 minuta “agjërim” në derbi, me golin e fundit të shënuar ndaj kushërinjve ndërqytetas nga Rafael Leao në minutën e 15-të të pjesës së dytë, në ndeshjen e fazës së pare të këtij kampionati.

Gol që i garantoi Milanit fitoren 3-2. Në tri ndeshjet e mëpasshme, skuadra e Piolit nuk shënoi dot asnjëherë, një rekord negativ që nuk kishte ndodhur prej 43 vitesh dhe që rrezikon të shkojë në rekordin absolut historik.

Nëse Milani nuk shënon në 18 minutat e para të ndeshjes së sotme, gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve, ky rekord negativ do të kalojë nën emrin e skuadrës aktuale kuqezi. Kështu raporton “Gazzetta dello Sport”./telesport/