Fundi i vitit gjithmone shoqerohet me miratimin e buxheteve dhe keshtu po ndodh edhe me klubet e futbollit qe financohen nga Bashkise. Keshtu ka vepruar edhe Lushnja e cila ka siguruar buxhetin e 2024-ës. Mesditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e fundvitit në Këshillit Bashkiak dhe gjithçka shkoi sipas parashikimit.
Është miratuar fondi edhe për futbollin. Plot 400 milionë lekë të vjetër janë lëvruar për vitin e ri kalendarik. Kjo shumë ishte edhe në 2023-shin, pa llogaritur shtesat që erdhën nga subvencionet. Zërat se si do të bëhet shpërndarja do të përcaktohen edhe në janar, ashtu sikundër ndodh gjithnjë.
PROCESI I PRIVATIZIMIT – Verdhejeshilët janë një nga ato klube, që vazhdon të jetë në varësi të plotë të bashkisë, por që funksionon në marrëdhënie donacioni. Ka vite që thuhet se do të privatizohet, sipas urdhëresës së famshme të qeverisë, por ende nuk kanë nisur asnjë lloj procedure.
Tek-tuk ka pasur edhe ndonjë të interesuar për të blerë aksione dhe sidomos tani që infrastruktura nuk u mungon, por jo deri në atë pikë sa të hidhet hapi i madh. E megjithatë, me hyrjen e janarit mund të ketë edhe zhvillime për këtë pjesë.