Vllaznia po zhvillon fazën përgatitore para startit të kampionatit në Ulqin. Të besuarit e Josës do të zbresin në fushë me datë 7 dhjetor, ku do të ndeshen për finalen e Superkupës ndaj Tiranës.

Sulmuesi kroat ka qenë i vetmi i cili nuk është bashkuar me grupin, shkak për këtë gjë është bërë një aksident me makinë ku për fat të mirë Ante Aralica nuk ka pësuar dëmtime. Ditën e sotme ai pritet t’i bashkohet grupit në seancën e radhës në Malin e Zi.

Josa ka filluar të bëjë planet pa qendërmbrojtësin malazez, Bulatovic. Mungesa e tij do të zgjasë për afro 2 muaj, dhe gjasat janë që vendin e tij ta zëri Dajan Shehi. Vllaznia në 12 javë kampionat ka pësuar 12 gola, një faktor tregues për problemet në prapavijën e kuqebluve.

Ne kete menyre, kjo periudhe para startit tjeter zyrtar te ketij sezoni, ne vend qe te sherbente per te mbyllur disa probleme te Vllaznia, ne fakt i ka perseritur serish dhe kjo padyshim qe nuk eshte diçka pozitive per stafin teknik.