Pep Guardiola, me dhimbje koke në prag të sfidës ndaj Evertonit në “Goodison Park”. Trajneri spanjoll e gjen veten në një dilemë të madhe për formacionin. Pasi menjëherë pas transfertës ndaj klubit të Merseyside, the Citizens do të presin në ”Etihad Stadium” Real Madridin. Për aktin e dytë të gjysmëfinaleve të Champions League.

Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim në takimin e parë ndaj Realit. Dhe ndaj Evertonit e pret një sfidë shumë e vështirë. Ku përveç alternimit që do të kërkojë të bëjë në 11-n titullare, prioritet kryesor është fitorja. Për më tepër ndaj një Evertoni që do të jetë i mobilizuar maksimalisht, pasi kërkon pikë të vyera për mbijetesën.

Që nga vera e kaluar, City ka humbur lojtarë të rëndësishëm si Gabriel Jesus, Raheem Sterling, Oleksandr Zinchenko dhe Joao Cancelo. Guardiola nuk ka më të njëjtën organikë të pasur si një vit më parë. Kështu që, ndryshimet e mëdha në formacion të dielën ndaj Evertonit, mund të sillnin probleme të mëdha. Pasi Arsenali po i ndjek vrullshëm nga pas, duke pritur hapin fals në mënyrë që t’i parakalojë rivalët në renditje.

City ka një ndeshje më pak se Topçinjtë e Londrës, kështu që teorikisht ata mund ta pranojnë një rezultat jo të mirë në garën për titullin. Megjithatë, ka mundësi që një hap fals ndaj Evertonit t’i ç’ekuilibroi në këtë moment delikat dhe t’i dhurojë një shans jetik Arsenalit.

Evertoni nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj Man City në 10 përplasjet e fundit mes tyre, por duket se ata janë rikthyer në jetë pas fitores 5-1 në transfertë ndaj Brightonit. “Goodison Park” e ka provuar në të kaluarën që mund të kthehet në një stadium shumë të vështire për skuadrat mike.

Sidomos kur tifozët kërkojnë rezultat me patjetër nga Evertoni. Por, Guardiola mund të marrë inspirim nga Newcastle, që mposhti Evertonin me rezultatin 4-1 në “Goodison Park”, në muajin që lamë pas.