Kupa e Maqedonisë së Veriut pritje të zhvillonte sot sfidën mes Pelisterit dhe Vardarit në Manastir. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe borës së rënë dy ditë më parë, dueli është shtyrë për një tjetër datë.

Vardar njofton se në stadium nuk ishte bërë pastrimi i borës, ndërsa në rrjetet sociale ka nisur tallja sepse me aq bore sa ishte ne fushen, mund te hiqej shpejt dhe ndeshja te luhej.

Tifozët fqinj kanë komentuar duke thënë se klubi i Pelisterit nuk kishte as lopata për të pastruar atë pak borë të mbetur në fushë, me pamjet që shpjegojnë ironinë e tyrë.

“Ndeshja e planifikuar e 1/4 të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Pelisterit në Manastir, për shkak të fushës së keqe dhe mungesës së kushteve për lojë, nuk do të luhet sot. Agjenda e re do të shpallet më vonë”, njofton Vardar.