Kategoria e Dytë e futbollit do zhvillojë në fundjavë javën e 10-të në dy grupet. Të gjitha sfidat do luhen në 13:30, në dy ditë. Të shtunë është dita për grupin A, teksa kalendari ka sigluar disa sfida të fortë.

Elbasani luan në Shënkoll, ndërsa Oriku me Gramshin në transfertë. Kryesuesit e Luzit kanë një detyrë jo të lehtë në Veliopjë me Adën.

Nderkohe Veleçiku do te prese ne Koplik ekipin e Bulqizes dhe mendohet te jete nje sfide e kalueshme, nderkohe qe Murlani do te luaje serish ne transferte, kete here ne Fushe Krujes ndaj Ilirise.

Për grupin B, të diel po në 13:30 do zhvillohen të gjitha duelet. Flamurtari kryesues pret Sopotin, Luftëtari luan me Devollin ndërsa Labëria me Këlcyrën.