Albanet U-17 është treguar e pamëshirshme ndaj Murlanit U17, duke fituar me shifrat 7-3. Në këtë takim, për ekipin vendas ka shpërthyer futbollisti Vladi, me tre gola të realizuar.
Çala, Hysenlikaj dhe Zeqaj shënuan sërish për Albanet U-17, por gjithashtu shënoi edhe Cara, në pjesën e dytë, duke plotësuar goleadën.
Për Murlanin realizuan Preza dhe Dani, shto këtu edhe autogolin e Hysenlikajt, duke vulosur kështu rezultatin tenistik.
Pas kësaj ndeshje, Murlani U17 renditet në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit, me vetëm 6 pikë. Vete perberja qe ka ky ekip me djem shume te rinj, ben qe ai te mos zhvilloje nje sezon ashtu si duhet, krejt ndryshe nga ekipi U19.
Maringlen ZHIVANI