Napoli synon të përforcojë mbrojtjen dhe për këtë ka arritur marrëveshje me Veronan për Marash Kumbullën.

Shuma e marrëveshjes është 20 milionë euro, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Pas Amir Rrahmanit edhe një shqiptar tjetër do t’i mbrojë ngjyrat e Napolit, por nuk dihet ende, se a do të bashkohet me klubin tani, apo në qershor.

Për këtë pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit napolitan dhe agjentin e lojtarit, shkruan gazetari Gianluca di Marzio.

Klubi i Napolit që ka marrëveshje me Veronan, por jo me lojtarin, në ditët në vijim pritet të paraqesë projektin teknik dhe ekonomik për Kumbullën.

Napoli po punon edhe për blerjen e sulmuesit Andrea Petagna, për të cilin kanë bërë ofertë prej 22 milionë eurove