Në ndeshjen që do nis pas dy orësh në stadiumin “Loro Boriçi” në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Laçit, për formacionin shkodran ka dalë një problem jo i vogël. Lojtarit nga Andora i ka dalë një problem me leje-kalimin nga një ekip italian me të cilin ka luajtur më parë dhe për rrjedhojë, ky klub nuk ia ka lëshuar leje-kalimin pa paguar një shumë prej 1500 eurosh. Drejtuesit e Vllaznisë janë gjendur të papërgatitur nga kjo gjë dhe megjithëse ajo do zgjidhet në ditët e ardhshme, në ndeshjen e sotme, Moreno nuk do mundet të luajë. Lajm i mirë ndërkohë për sulmuesin malazez Jabllan të cilit i ka mbërritur kartoni nga ekipi malazez i Llovçenit. Prandaj dhe ai do jetë në fushë në takimin e sotëm që nga minuta e parë bashkë me Hasanin në sulm ndërsa në mesfushë, në vend të Morenos mund të luajë Karakaçi apo dhe Bardulla por kjo do të vendoset nga trajneri Vata para ndeshjes.www.shkodrasport.com








