Superliga shqiptare e futbollit do luajë në fundjavë javën e 25-të. Të shtunë dhe të diel është planifikuar rikthimi i elitës në fushë, me FSHF që ka spostuar dy duele. Dinamo dhe Kukësi luajnë të diel në mesditë, ndërsa Teuta dhe Kastrioti luajnë po të diel, ndryshe nga parashikimi i mëhershëm për të luajtur të shtunë.

Të shtunë në 16:45 luajnë Partizani – Egnatia dhe po në këtë orar zhvillohet edhe klasikja Vllaznia – Tirana. Të diel, në 13:45, Laçi luan me Skënderbeun dhe Dinamo me Kukësin, ndërsa në 16:45 Teuta dhe Kastrioti luajnë në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Superliga shqiptare – Java 25

E shtunë, 12 mars

16:45

Vllaznia – Tirana

Partizani – Egnatia

E diel, 13 mars

13:45 Laçi – Skënderbeu

13:45 Dinamo – Kukësi

16:45 Teuta – Kastrioti