Apolonia do të luajë kundër Tërbunit në gjysmëfinalen e “Play Off”. Fierakët i favorizon edhe një barazim kundër ekipit pukjan, pasi janë të renditur më lart në renditje dhe rregullorja i çon në finalen e “Play Off” në rast se nuk ka fitues.

Për më tepër, sfida luhet në “Loni Papuçiu” të Fierit, në shtëpinë e Apolonisë. Forma e fierakëve në shtëpi është fantastike, ku kanë arritur të marrin 10 fitore radhazi në kampionat.

Edhe pse kanë shumë faktorë në favor, tek Apolonia nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe janë përgatitur për fitore.

Nëse fierakët luajnë për dy rezultate, Tërbuni e ka punën shumë më të vështirë, pasi përveç faktit që luan në transfertë, duhet të fitojë medoemos për të arritur finalen e “Play Off”. Sfida mes Apolonisë dhe Tërbunit do të luhet ditën e shtunë, në orën 16:00.

Të shtunën, më 14 maj

Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier

Apolonia – Tërbuni (16:00)