Pas një dëmtimi të rëndë që e mbajti larg fushave të lojës për një periudhë të gjatë kohore, Xhiakomo Bonaventura u rikthye dhe ka treguar një formë të mirë me Milanin.
Mesfushori ‘kuq e zi’, ka besimin e teknikut Pioli, i cili në ndeshjet e fundit e ka aktivizuar atë si titullar.
Duke parë kontratën e lojtarit, ajo skadon vitin e ardhshëm dhe rrezikon të mos e rinovojë.
Sipas klubit, bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë nisur ende, por Roma dhe Fiorentina,kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Si Roma dhe Fiorentina, e pëlqejnë shumë Bonaventurën dhe do provojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit me kosto zero.