Lajme te mira per boksin shkodran. Dy prej pjestareve te tij, pikerisht Nelson Hysa dhe Armando Grishaj mbremjen e se shtunes do te zbresin serish ne ring per te zhvilluar ndeshjet e rradhes ne boksin profesionist. Dhe e veçanta eshte kete here ndeshjet e tyre do te zhvillohen ne kryeqytetin e Malit te Zi, ne Podgorice.
Pas ndeshjeve te Tiranes me 17 mars, ku ata triumfuan ndaj kundershtareve te tyre, Hysa dhe Grishaj, tashme do te jene te pranishem ne nje aktivitet shume te rendesishem qe zhvillohet nga njera prej Federatave te njohura te boksit profesionist dhe ne serine e perballjeve te saj, do te jene edhe ato te dy shkodraneve.
Keshtu, per Nelson Hysen kundershtar kete here do te jete nje boksier nga Kolumbi, Juan Camilo Novoa. Ky i fundit ka nje bilanc prej 31 fitoresh te arritura, nga te cilat 28 jane me KO, si dhe 10 humbje. Kjo ndeshje do te jete me 10 raunde dhe ne fund te saj pritet te dorezohet nje tjeter gjerdan i Federates UBO.
Kujtojme qe Hysa deri tani ka zhvilluar 7 ndeshje, te cilat i ka fituar te gjitha 5 me KO dhe per momentin ndodhet ne vendin e 154-te ne ranglisten boterore dhe si rrjedhoje do te kerkoje fitoren e rradhes, te teten dhe normalisht edhe rritjen ne renditje.
Nga ana tjeter, Armando Grishaj do te ndeshet me boksierin nga Bosnje- Hercegovina Aleksandar Kuvac. Grishaj ka zhvilluar dy ndeshje deri tani te cilat i ka fituar dhe te shtunen do te kerkoje fitoren e trete ne boksin profesionist.
Gjergj KOLA