Boksieri shkodran Nelson Hysa do te ngjitet serish ne ring. Kete here per te zhvilluar ndeshjen e tij te gjashte ne boksin profesionist, e cila do te jete njekohesisht e dyta ne qytetin e tij te lindjes pas asaj te zhvilluar ne muajin korrik ne sheshin para Bashkise Shkoder.

Por kete here ndeshja do te jete ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, pikerisht mbremjen e se dieles dhe perballe tij do te jete nje kundershtar edhe me i forte. Behet fjale per kampionin e Çekise Pavel Sour. Ai ka regjistruar deri tani 30 ndeshje si profesionit, prej të cilave 17 fitore, nderkohe qe vjen ne Shkoder pas ndeshjes se zhvilluar pak dite me pare ne Prage ndaj Michal Reissinger ndaj te cilit triumfoi duke marre edhe rripin e arte te kampionit te ketij vendi.

Paul Sour eshte nje boksier 40 vjeçar dhe me nje pervoje shume te madhe ne arenen nderkombetare, teksa aktualisht mban vendin e 199-te ne renditjen boterore, nga 1332 boksiere e listuar ne kete renditje, nderkohe qe Nelson Hysa aktualisht mban vendin e 256-te. Si rrjedhoje pritet te jete nje takim shume interesante dhe boksieri shkodran sigurisht qe do te kerkoje fitoren, per me teper qe ndeshja do te luhet para sportdashesve te ketij qyteti qe kane qene nje mbeshtetje e madhe gjate gjithe karrieres se Hyses.

Kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse kundershtari eshte i nje niveli te larte, por kampioni yne kuptohet qe eshte me i motivuar se kurre per ta fituar edhe kete ndeshje, e cila do te ishte e gjashta rradhazi ne po kaq takime te zhvilluara.

Forma e tij sportive duket shume e mire, fale edhe stervitjes se forte qe ka zhvilluar prej kohesh, por tashme ka ardhur momenti per ta konkretizuar me nje tjeter fitore dhe ajo pritet te ndodhe mbremjen e se shtunes, ne “Naten e kampioneve” ku ne ringun e “Qazim Dervishit” do te ngjiten edhe boksieret e tjere shkodrane si Senad Drini, Armando Grishaj dhe Arjon Kajoshi.
Gjergj KOLA