Ndeshje për t’u harruar ajo kundër Genoa për sulmuesin serb të Juventus, Dusan Vlahovic. Përveç humbjes së disa mundësive të mira me kokë në pjesën e dytë, sulmuesi i bardhezinjve u përjashtua nga loja në kohën shtesë me karton të kuq, duke treguar një nervozizëm të madh.

Pasi mori një karton të verdhë në minutat e fundit, serbi vazhdoi t’i drejtohej gjyqtarit Giua në mënyrë jo korrekte. Sjellje që detyroi arbitrin të nxjerrë kartonin e kuq dhe ta largojë më herët në dhomat e zhveshjes.

Për pasojë, Vlahovic do të mungojë në takimin e radhës ndaj Lazio në kampionat, ku për bardhezinjtë nuk do të jetë as Milik. Kjo situatë do ta detyrojë trajnerin Allegri të ribëjë sulmin për ndeshjen ndaj Lazio, pas dy javësh.

Jo vetëm kaq, por sipas asaj që trajneri i Juventus raportoi pas ndeshjes, Dusan Vlahovic do të gjobitet nga klubi për gjesetin e tij, nervozizmin e treguar në fushë, marrjen e kartonit të kuq dhë lënien e skuadrës në vështirësi për sfidën e ardhshme./telesport/