Takimi i javës së 20-të të Superligës, ai në mes Vllaznia dhe Teutës po afron.

Në klubin shkodran përveç kujdesit që po i kushtojnë përgatitjeve të skuadrës, grumbullimit dhe plotësimit të kushteve për t’u bërë gati ashtu si duhet për këtë ndeshje, janë marrë edhe me një problem tjetër.

Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të klubit ka dalë edhe njoftimi për nisjen e shitjes së biletave të kësaj ndeshje.

Siç bëhet e ditur, biletat do të nisin të shiten që nga ora 10.00 e ditës së nesërme (e dielë) dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së nesërme dhe po ashtu edhe të hënën.

Në këtë njoftim, po ashtu u bëhet thirrje tifozëve për ta mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme sepse skuadra ka nevojë për mbështetjen e tyre.

“Ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë takim për të mbështetur futbollistët tanë”- thuhet në njoftim e klubit kuqeblu.
© shkodrasport.com