Vllaznia e femrave ka mbyllur sot pergatitjet per ndeshjen e neserme, ate shume percaktuese te vlefshme per “UEFA Women’s Champions League” ndaj kampiones islandeze Valur e cila do te startoje ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Keto dy skuadra jane finalistet e grupit 7 te turit te pare dhe kuptohet qe do te bejne çmos per te fituar dhe per te shkuar ne turin e dyte, ate te 32-shes se Europes. Nese e arrin, per Vllaznine do te jete hera e katert qe e perserit kete sukses, duke treguar edhe njehere tjeter momentin e mire qe ajo po kalon.

Fakti qe ndeshjet e ketij grupi sivjet zhvillohen ne Shkoder, eshte nje arsye me shume qe vajzat shkodrane te tentojne kualifikimin, por natyrisht qe ato duan edhe mbeshtetjen e tifozeve kuqeblu. Ne fakt edhe ne fitoren 4-2 ndaj Hajvalise kjo mbeshtetje nuk i mungoi, por numri i tyre nuk ishte ai qe pritej.

Por neser pritet te jete nje histori tjeter. Grupimi “Vllaznit Ultras” pritet te jete si zakonisht ne tribunen e vet, ne C5, per te mbeshtetur keto kampione qe po e nderojne me plot kuptimin e fjales emrin “Vllazni”.

Nga ana tjeter, gazeta “Shkodra Sport” meson se bordi drejtues i klubit si dhe Bashkia Shkoder si organizatore te ndeshjes, kane vendosur qe edhe kete here hyrja e tifozeve ne stadium te jete falas. Nje mundesi me teper kjo qe njerez te çdo moshe te jene ne shkallet e stadiumit per te mbeshtetur Vllaznine e femrave.

Ato jane krenaria e ketij qyteti dhe si te tilla 1 mije tifoze ne tribunen e stadiumit eshte shume pak. Ato meritojne shume me teper dhe neser eshte mundesia me e mire per ta bere kete gje. Ne oren 18:00 shkodranet duhet te jene ne “Loro Boriçi” per t’u treguar islandezeve se ketu jemi ne dhe skuadra qe do te kualifikohet eshte vetem…VLLAZNIA./SHKODRA-SPORT.COM/