Anglezët e shpëtuan, spanjollët e shpëtuan, austriakët e shpëtuan, zviceranët e shpëtuan.

NE JO, NUK E SHPËTUAM! Dhe ka një arsye. Futbolli që luhet jashtë sigurisht është TJETËR, ndryshe nga i yni. Futbolli që luhet këtu është GETO!

Askush nuk kujdeset për të; ky futboll duhet vetëm për të zgjedhur presidentin e FEDERATËS, asgjë më shumë se KAAAAARRIIIIIIIIGEEEEEEEEEN!

Raphael Dwamena u arratis në Evropë, natyrisht për shkak të rregullave; jo me ne, këtu nuk ka rregulla. Në fakt, këtu nuk ka MJEKËSI SPORTIVE, thuajse në asnjë klub; nuk ka rregulla që dalin nga ky aspekt, nuk ka protokolle, NUK KA KONTROLL. Lejet e futbollistëve për të luajtur në fushat tona nuk diktohen as nga shëndeti, as nga siguria për të.

AI QË ORGANIZON GARAT NUK EKZISTON PËR KËTË!

JETA ËSHTË PËR PASION, FUTBOLLI NUK MUND TË JETË MARRJE JETE.

Në Evropë e zbatuan këtë dhe i dhanë jetë Dwamenës. Te ne e bëri vetëm PARTIZANI. Klubi i kuq i mohoi ekipit të vet cilësitë superiore të Raphael Dwamena, një prej të huajve më të mirë që zbarkoi në këtë tokë, për t’i dhënë atij jetë përtej futbollit.

E vetmja mënyrë për ta shpëtuar atë ishte kjo! Vdekja e tij në fushë po bën xhiron e botës. Dashuria e tij për futbollin nuk justifikon asgjë, askënd, kushdo qoftë përgjegjës për futbollin tonë!