Java e 12-të e Superiores ngre siparin ditën e sotme me vetëm një ndeshje që do të luhet në orën 17:00 në “Arenën e Demave”.

Erzeni do të presë Egnatian me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët. Shijakasit vijne pas nje ndeshje te mire qe zhvilluan ne Shkoder ndaj Vllaznise ku mori nje pike me shume vlere ne barazimin 1-1.

Rrogozhinasit ndërkohe vazhdojnë të jenë në vendin e parë dhe për këtë arsye do të kërkojnë një tjetër fitore të rëndësishme.

Nga ana tjetër, shijakasit vazhdojnë të jenë me ulje-ngritje këtë sezon dhe tre pikë do t’i ndihmonin që të ngjiteshin momentalisht në zonën e “Final 4”.


ERZENI – EGNATIA

17:00 “ARENA E DEMAVE”