Java e 21-të e Kategorisë Superiore është lënë tashmë pas por ndërkohë janë bërë edhe bilancet e asaj çfarë ka ndodhur në ndeshjet e saj.

Ndërkohë, ndër llogaritë që bëhen dhe vlerësimet që jepen, normalisht që nuk mungojnë edhe formacioni më i mirë dhe ai më i dobët i javës.

Tek më miri ajo që bie në sy është edhe prania e një shkodrani në rradhët e tij. Dhe në fakt nuk kemi të bëjmë me një futbollist të Vllaznisë, por me mbrojtësin që luan për Luftëtarin, Enes Isufi.

Ky në fakt është një lajm shumë i mirë për 19 vjeçarin shkodran i cili po bën paraqitje shumë të mira në rradhët e Luftëtarit gjatë këtij sezoni dhe këtë e tregoi edhe në barazimin e fundit 1-1 ndaj Teutës në Durrës.

Mosha e tij shumë e re nuk po e pengon aspak Isufin të tregojë vlera në fushë dhe të përballet si i barabartë me sulmuesit më të njohur të kampionatit shqiptar.
© shkodrasport.com