Numri i sportisteve shqiptare qe ftohen dhe grumbullohen ne kombetaret e vendeve te tjera shtohet çdo dite e me shume. Stafet e ketyre ekipeve duke verejtur cilesi te mira tek to, duan t’i kene ne dispozicion me shpresen se karriera e tyre do te vije ne rritje dhe ata do te jene elemente te rendesishme per keto kombetare.

Sportistja e rradhes qe ka marre ftesen nga kombetarja italiane eshte futbollistja shkodrane Alessia Millaj. Lojtarja e datelindjes 26 gusht 2005 qe luan me ekipin e Torinos, ditet e fundit ka marre ftesen nga kombetarja e vendit fqinj per te qene pjese e saj ne grumbullimin e rradhes.

Padyshim qe ky eshte nje lajm i mire sepse do ta ndihmoje te ece me tej 15 vjeçaren qe e ka shume pasion futbollin. Gjerat deri me tani i kane shkuar mire ne karrieren e saj dhe kuptohet qe edhe grumbullimi ne kombetare do ta ndihmoje edhe me shume.

Ne fakt, nje ftese mbase duhej ta kishte marre edhe nga kombetarja shqiptare por italianet jane treguar me te shpejte dhe me te vemendshem duke e bere pjese te tyre.
www.shkodrasport.com