Nga Endri ÇINARI
U afrua në merkaton e janarit pa shumë bujë dhe si i panjohur në kampionatin tonë, por që po surprizon me paraqitjet e tij. Fjala është për Elmando Gjinin, futbollistin me origjinë shkodrane që tashmë është pjesë e Teutës. Shtatlarti u afrua nga kampionati portugez në atë të Superiores.
Ku i rritur futbollistikisht mes Suedisë dhe Italisë, kjo është hera e parë që mbrojtësi aktiziohet në futbollin tonë. Edi Martini e shikoi si një përforcim të duhur për prapavijën durrsake. Dhe paraqitjet e 21-vjeçarit i kanë dhënë të drejtë Martinit në këto javë.
Gjini është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit si titullar. Ku Teuta ka barazuar 2-2 ndaj Tiranë dhe 1-1 ndaj Laçit. Performanca e Gjinit ka qenë e një niveli të mirë dhe përshtatja duket se ka ardhur menjëherë me kampionatin tonë. Tashmë patjetër që durrsakëve i duhet akoma një marsh më tepër për të kaluar momentin e vështirë në kampionat.
Ku pas 21 javësh, bregdetarët janë në vendin e fundit me 18 pikë të grumbulluara. Shumë pak për një skuadër që kishte pretendime të tjera në fillim të edicionit. Dhe tashmë duhet ti bëjë llogaritë me mbijetesën në Superiore.