Barcelona provoi me të gjitha mënyrat ta transferonte Nejmar në verën e kaluar, megjithatë akordi me PSG mungoi. Për sulmuesin interesohej edhe Real Madrid, gjithsesi katalanasit nga kjo anë mund të qëndrojnë të qetë gjatë kësaj merkatoje pasi sipas mediave kanë arritur në pakt anti Real me Nejmar.

Kështu, lojtari i parisienëve i ka premtuar Barcelonës të qëndrojë e qetë sepse nuk do ta tradhtojë, me shpresën se këtë verë, blaugranët do të bëjnë maksimumin për të nënshkruar me 27-vjeçarin. Nejmar kërkon të ribashkohet me Mesin pasi viteve në Francë ku e kuptoi se nuk mund të jetë një pretendent kryesor për Topin e Artë, ndërsa në skuadër është edhe Kilian Mbape, i cili sezon pas sezoni ka fituar protagonizmin.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse koronavirusi ka ndryshuar planet e Barcelonës,pasi siç dihet pandemia botërore ka sjellë edhe një dëmtim të thellë ekonomik në klubet e futbollit. /VipSport/