Kroacia është një nga vendet që është përfshirë në luftën kundër koronavirusit, me vendin që ka marrë masat për mospërhapjen e virusit duke ndërprerë aktivitetet.

Në këtë formë është ndalur edhe futbolli, ndërsa ashtu si në vendet e tjera europiane, klubi i Dinamo Zagreb ka kërkuar që futbollistët dhe stafi teknik të kuptojnë se rroga do t’iu shkurtohet me 30%.

Por, ka pasur probleme pasi ashtu si futbollistët, edhe stafi teknik i trajnerit Bjelica nuk kanë pranuar që t’iu preken rrogat. Në këtë formë, klubi kroat është detyruar të marrë një vendim ekstrem duke i shkarkuar.

Por, klubi nuk ka prekur trajnerin Bjelica për shkak se në të kundërt do të humbiste shumë duke i paguar rrogën deri në vitin 2022. Ndërkohë, sa i përket futbollistëve, klubi ka bërë të ditur se do të flasë sërish me ta pasi duhet të kuptojnë më mirë vështirësinë e kësaj situate. /VipSport/