Kryeministri Edi Rama ka hyrë në një lidhje të drejtëpërdrejtë në kanalin e tij zyrtar për t’iu përgjigjur çdo pyetje që kanë shqiptarët në situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi prej Coronavirusit.

I pari i qeverisë bëri me dije ditën e djeshme paketën e re financiare, ku sërish jashtë mbetej sporti.

Sot, në lidhjen e drejtëpërdrejtë, një ndjekës e pyet se çfarë do të bëhet me arbitrat. “Po për arbitrat çfarë do bëhet o shefi?”, ishte pyetja e ndjekësit për kryeministrin që nuk heziton, por i kthen përgjigje menjëherë:

“Për çfarë t’iu paguajmë, të jepni penallti gabim? Kam dëgjuar se ju jepni shumë penallti gabim se unë s’iu shikoj. Jo, s’do të ketë asgjë për ju”, ishte fjala e kryeministrit Rama./newsport/