Marçelino Preka mund të jetë largimi i radhës nga Bylis. Mbrojtësi 18 vjeçar shkodran ka disa oferta, ndërsa dy më kryesoret janë ato nga Portugalia dhe Kroacia.

Kapiteni i kombëtares shqiptare të 19 vjeçarëve, Preka zhvilloi ndeshje të mira sezonin e shkuar, duke rënë në sy të menaxherëve të huaj. Pikërish dy oferta serioze kanë mbërritur në adresën e Bylis, me lojtarin që mund të jetë largimi i radhës nga futbolli shqiptar.

Ofertat mesohet se vijne nga Lokomotiva e Zagrebit dhe Boavista dhe tashme duhet pare se cila prej tyre do te tregohet me e shkathet per te marre sherbimet e mbrojtesit shkodran.

Bylis pritet të mbajë përqindje të kartonit të lojtarit, ndërsa ende nuk ka një vendim zyrtar për pranimin e ofertave