Mos e beni pis emrin tuaj e as mos e perzjeni kaq banalisht sportin me politiken.

Miqesisht tre miqve te mij e tre sportisteve kampione, medaliste dhe elitare te Shqiperise, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja.

Mbushur faqet tuaja te FB me fotot tuaja ne Lojerat Olimpike te Tokyo 2020 me “Lali Erin”, shoqeruar keto me elozhe, levdata e dedikime a thua se po flisnit per trajnerin tuaj apo per ndonje specialist, mjek, a pjestar te delegacionit sportiv kombetar shqiptar qe ju shoqeron e ju gjindet prane aty ne cdo moment para, gjate gares e gjate qendrimit tuaj aty.

Desha te shkruaja dicka te bukur vertet per ju te tre sepse vertet e meritoni me c’keni arritur e me ci keni dhene sportit shqiptar e Atdheut tuaj nder vite sikurse kisha ndermend te shkruaj disa radhe edhe per te mrekullueshmen Luiza Gega, por kur pashe qe Lali Eri e politika e se bashku me to vete Fideli i pari ne emer te partise e te shefit te tij te madh ju paskan marre peng kaq banalisht te gjitheve hoqa dore dhe nderrova mendje.

Se kush ju a solli Lali Erin ne Tokyo, c’pune ka ai aty, kush ja paguan udhetimin, qendrimin e akomodimin ne fshatin olimpik, shpenzimet e tjera, si lejohet perzjerja e politizimi i tij me delegacionin sportiv kombetar te Shqiperise etj etj kjo eshte histori me vete se ciles shpejt do i dali tymi, por per ju jane te pa faleshme fotot me te qe kane mbushur fb tuaj e vecmas komentet e pa pranueshme qe perzjejne piset fare permes fotove tuaja sportin me politiken.

Eshte i vertete fakti se si kryetar Bashkie ai mund te kete bere dicka per ju meqenese ju tashme perfaqesoni vec Shqiperise specifikisht edhe Tiranen, por ju a rikujtoj se nuk ka bere asgje me shume se sa ajo qe i takon dhe ajo qe e ka per detyre te bej per ju poerpos faktit qe gjithcka qe ai ka bere per ju e ka politizuar gjithmone djallezisht duke e paraqitur cdo gje jo si arritje tuajen individuale e fale talentit tuaj si dhe punes se pa lodhur te trajnereve tuaj [me vjen sinqerisht shume keq per trajneret tuaj Kovaci, Toska e Rruli ], por si sukses, kujdes e strategji te sportit kombetar prej Partise, vetes se tij e Shefit te tij te madh atje lart ne qeveri.

Briken, fakti i vajtjes tende ne Tokyo pa trajnerin tend, zevendesuar nga Fideli dhe Elezi, si dhe fakti qe ata pikerisht ta humben Medaljen olimpike, duhet te te bente ty te reflektoje thelle e te mbaje qendrim ndaj tyre te pakten sportivisht e per te ruajtur personalitetin tend njerezor e figuren e trajnerit tend e jo te lumturoheshe pse dole ne foto me Lali Erin e ti thurje atij lavde e dedikime krejtesisht te pa merituara.

Sepse eshte absurditet e paradoks qe delegacionit sportiv kombetar olimpik shqiptar ti bashkangjitet Lali Eri i politikes e t’i mungoje trajneri i te vetmit sportist prej te cilit Shqiperia priste e pretendonte per te fituar per here te pare nje Medalje Olimpike.

Te njejten gje Lali Eri beri edhe gjate fushates zgjedhore te Prillit 2021 duke marre peng e duke shfrytezuar per qellime te pastra politike disa sportiste e artiste te cileve ju a uli ndjeshem reputacionin e respektin e tyre ne popull.

Fotot e komentet tuaja ne faqet e fb tuaj me Lali Erin une si njeri i hershem dhe shume i afert e aktiv me sportin kombetar i shoh e i gjykoj si te turpshme per ju , emrin e figuren tuaj respektin e simpatine qe gezoni tek shqiptaret kudo ne bote…dhe nje perzjerje flagrante e te piset te politikes ne sport dhe propogandes se saj permes sportit a emrit e reputacionit te nje sportisti elitar c’ka eshte e denueshme vecmas edhe prej vete IOC -Komitetit Olimpik Nderkombetar.

Ju mund te dilni ne foto me ke tu doje qejfi juve e askush nuk ju pengon per kete……por qe ta perzjeni sportin kesisoj me politiken se keshtu ju pelqen e ju intereson kreut te sotem partiak te KOKSH -Fidelit e kreut te Bashkise socialiste te Tiranes – Lali Erit kjo besoj se nuk ju nderon ju e emrin tuaj aspak perkundrazi ju turperon e ju a ul vlerat sportive e njerezore me shume se c’mund te keni menduar e gjykuar kur bete publike fotot tuaja me Lalin e kur i bombarduat ato me komentet tuaja mbi-vleresuese e te pa merituara per te.

Sinqerisht ishte e turpeshme vertet beni mire t’i hiqni, jo per mua e as per ndonje individ politik a parti politike e per ti bere qejfin dikujt joooo…por me se pari per dinjitetin e krenarine tuaj , per emrin e arritjet tuaja e per ta mbajtur sportin sa me larg politikes e per te mos e bere kurre ate pis ne forma te tilla neveritese.

Une bera publike ketu ne kete postim timin vetem njeren foto ate te Erkandit me Lalin, por nje mori fotosh te tilla jane edhe ne fb e Smajlajt e te Brikenit.

Eshte ne nderin tuaj ti fshihni e ti hiqni keto lloj fotosh natyrisht nese gjykoni si une, si njerez te sportit e jo te politikes pasi eshte ne nderin tuaj qe pikerisht politikes e politikaneve te mbrapshte e anti – shqiptare qe e shkaterruan dhe e rrenuan ate vend e ate popull e sigurisht edhe sportin shqiptar t’u qendroni sa me larg te jete e mundur.

Ju siguroj se fotot tuaja me Lali Erin dhe dedikimet pozitive, te pa merituara e skandaloze tuajat per te i kane fyer shqiptaret shume me teper se sa mund te mendoni ju.

Mbetem ne mirekuptimin tuaj sportiv e njerezor.

Miqesisht miku juaj i mire.

Adriatik R. Dosti – Michigan -USA