Para takimit te fundit te javes te peste te kampionatit kombetar Kueksi – Partizani, ky presidenti i nderit i mbajti nje ligjerate dritheruese ekipit kukesian, qe ngjasonte me ato ligjeratat famekeqe qe mbanin instruktoret e komiteteve te partise ose pergjegjesit poltik te ekipeve.
Kukesi qe afro nje vit me pare inaguroi stadiumin e ri dhe e strehoi skuadren e jabanxhive me ne fund ne nje hotel te qytetit, u prit qe kete sezon te ri futbollistik ta fillonte e ta kurorezonte me sukses. Dhe per kete u bene investime duke realizuar nje merkato sipas kerkesave te stafit teknik.
Por starti nuk ishte ai qe pritej, ku humbja me Vllaznine ne “Loro Boriçi” i hapi rrugen rezultateve negative. Ne pese jave vetem dy barazime dhe tre humbje duke e katandisur Kukesin ne fundin e renditjes. Edhe pse ndryshuan shpejt rolet ne pankine, ku durrsaku Dobi spostoi trajnerin Gega.
E pra te kthehemi tek fjalimi i Gjicit qe tejkalon standartet e nje gjuhe sportive, duke e kaluar edhe ne kercenime ndaj futbollisteve qe duan te luajne rolin e “tradhetareve”. Dhe asnje kthese per te shkuar tek fitorja edhe pse luhet ne “Kukesi Arena”. Partizani i tregon se ka me shume rezultat kur pretendimet behen pa shume zhurme e fjalime. Fitorja nuk behet me urdher si ne kohen e Partise ku sekretari i pare ne Shkoder urdheronte njehere e ne nje kohe futbollistin e njohur te Vllaznise se kerkonte fitore pa tjeter ndaj Partizanit.
Keshtu i nderuar President i Nderit kerkoje katandisjen e ekipit dikur pretendent per titull ne nje dite tersi siç ishte data e inagurimit te “Kukesi Arena” ne prezencen e Kryeministrit Edi Rama.
Tersllek ne rezultat ku takimi me Tiranen u humb dhe spektatoret e dhunuan inagurimin me hyrjen ne fushe duke sulmuar “fajtoret” e humbjes.
A e dine se te gjthe stadiumet e Shqiperise pa qene prezent Rama therasin ne kor “RAMA IK”, “RAMA IK”?
Apo nuk e kujton tersllekun e tij ne prezencen e ndeshjeve te para te Kombetares ne “AIR ALBANIA” ku ushtima e thirrjeve “RAMA IK”, “RAMA IK”, RAMA IK” degjoheshin deri në Suarrel.
Nuk te mbetet gje tjetër, shoku Gjici veç të kujtosh vitet e arta te bashkepunimit me trajneret e nderuar shkodrane Armando Cungu e te ndjerin Esat Rakiqi qe e çuan Kukesin ne Europe perpara se çunat e Londres te uleshin ne aeroportin e qytetit me tradita mikepritje te Kukesit.
Namik MEHMETI