Ne Shkoder nuk besojme se ka njeri qe nuk eshte tifoz i Vllaznise, qe nuk jeton me emocionet e kesaj skuadre 101 vjeçare, me gjerat e bukura por edhe me veshtiresite e saj.

Por te shumte jane edhe shkodranet qe jetojne tashme ne qytete te tjera te vendit apo dhe jashte Shqiperise, te cilet jane te lidhur ngushtesisht me ngjyrat kuqeblu.

Njeri prej tyre padyshim qe eshte kompozitori dhe regjisori Osman Mula. Por perveçse tifoz, ai eshte edhe “ambasadori” me i mire i Vllaznise ne studiot televizive te kryeqytetit.

Zakonisht mungojne zerat “pro” Vllaznise ne emisionet sportive te Tiranes dhe sa here qe mjeshtri Mula eshte i pranishem, mundohet t’u thote te gjitheve se Vllaznia eshte nje emer i madh i futbollit dhe duhet respektuar.

Osman Mula shpeshhere eshte i pranishem edhe ne stadium kur luan Vllaznia dhe duke bere tifo per te. Ka qene moderatori i mbremjes festive te 100 vjetorit te SK Vllaznia ne teatrin “Migjeni” dhe ka perjetuar shume emocione.

Perveçse nje shkodran i mire, eshte dhe do te mbetet deri ne frymen e tij te fundit nje tifoz i madh i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/