Home Blog Page 170

ATLETIKË/ Sukses i atletëve shkodranë në ditën e parë të kampionatit, Vllaznia sot pritet të kurorëzohet kampione

Dita e pare e kampionatit kombetar te atletikes per te rritur ka shkuar ne menyren e duhur per atletet e Vllaznise te cilet kane dominuar ne disa prej garave te zhvilluara pasditen e djeshme ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Keshtu i zakonshmi Franko Burraj ka dominuar ne garen e 400 metrave duke mos patur serish kundershtare qe t’i afrohen dhe ai ka zene vendin e pare me kohen shume te mire 46″40 dhe ne kete menyre eshte shpallur kampion kombetar per vitin 2024 ne kete disipline.

Po ashtu kampion kombetar eshte shpallur edhe sportisti Endri Rakaj i cili ka zene vendin e pare ne disiplinen e 100 metrave me kohen 10″87, ndersa Glenis Haxhija po i Vllaznise ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion ne kercim se larti me steken e ngritur ne kuoten e 1.95 metrave.

Vllaznia e meshkujve ka zene vend te pare edhe ne stafeten 4×100 metra me kohen 42″15. Vend te pare dhe kampione kombetare per vitin 2024 eshte shpallur edhe atletja shkodrane Erisa Rrasa, pikerisht ne garen e kercimit se gjati me distancen 5.72 metra.

Pasditen e sotme do te zhvillohen garat e dites se dyte dhe te fundit njekohesisht te ketij kampionati, ku Vllaznia pritet te kurorezohet me titullin e 16-te kampion rradhazi dhe te 28-tin ne historine e saj./www.shkodrasport.com/

Ylli i La Ligës zbulon se kombëtarja e Brazilit i ka kërkuar të shkurtojë flokët

Ylli i Gironas dhe Manchester Cityt, Yan Couto, ka shijuar një sezon drithërues në Kataluni, duke shënuar 10 asistime, më së shumti për skuadrën e Michel Sanchez. Një pjesë e madhe e kësaj ka qenë flakërimi i tij dhe teknika nga jashtë, por Brazili i ka kërkuar që ta mbajë atë në fushë.

Couto fitoi thirrjet e tij të para në skuadrën e Brazilit këtë sezon, dhe është përfshirë edhe në skuadrën e tyre për Copa America.Që kur mbërriti në kampin e Brazilit, ai ka shkurtuar flokët e tij rozë të ndezur. Ai zbuloi për gazetën Marca se nuk ishte krejtësisht një zgjedhje e tij.

“Ishte një kërkesë, në thelb. Më thanë se ngjyra rose është një lloj shakaje. Unë nuk e shoh kështu, por e respektoj. Më kërkuan dhe e bëra”, ka thënë fillimisht Couto.

“Ishte një gjë për Gironën, shumë njerëz i lyenin flokët, u bë modë. Këtu në kombëtare unë jam Yan me flokë të zeza. Asgjë nuk ndryshon, unë vazhdoj të jem i njëjti person”, përfundoi mbrojtësi.

Brazili ka një menaxher veteran si Dorival Junior në krye, por sigurisht që kohët e fundit nuk ka qenë në modë t’u diktojë lojtarët zgjedhjet e modës. Pa dyshim, Couto nuk ka statusin e një ylli për Selecaon, pasi nëse do të kishte disa dhjetëra paraqitje të tjera, ai mund të zbulojë se është në gjendje t’i stilojë flokët si të dojë pasi emrave si Neymar Junior nuk i ka munguar prerjet e rrezikshme të flokëve gjatë viteve. /Telegrafi/

Ende nuk ka firmë, por Esin Hakaj mbetet i preferuari i verdhebluve

Ditet kalojne dhe merkatoja e futbollit shqiptar ka filluar te nxehet, teksa kryesisht kane levizur skuadrat qe do te luajne ne Kupat e Europes. Por edhe te tjerat nuk kane mbetur shume pas sepse po bejne planet dhe priten vetem konkretizimet e ketyre levizjeve.

Nga sa duket, Elbasani i sapongjitur ne Superlige ka plane shume ambicioze per te ndertuar nje skuader pretendente dhe per kete arsye ka hedhur syte drejt lojtareve te njohur te kampionatit shqiptar dhe jo vetem. Njeri prej tyre eshte edhe shkodrani Esin Hakaj.

Ne faktg deri më tani, elbasanasit kanë kontaktuar pikërisht me tri futbollistë për këtë rol: Lorenc Trashi, Emiljano Musta dhe Esin Hakaj. Të tre janë lojtarë të lirë në merkato dhe kanë mundësinë reale t’i bashkohen verdhebluve, mirëpo me asnjërin prej tyre bisedimet nuk kanë shkuar përtej kësaj faze, për të hedhur firmën në kontratë.

Për shkak të moshës më të re dhe performancës këtë sezon, duket se shkodrani është më i parapëlqyeri për momentin dhe ai që ka shanset më të mëdha të veshë fanellën verdheblu këtë edicion futbollistik. Megjithatë, nuk është çudi që në ditët në vijim të dalë në skenë edhe ndonjë emër i ri për këtë pozicion në skuadër.

Opinion nga Ervin Baku/ Qershori gjerman i Shqipërisë Kombëtarja, si Carlos Alcaraz

Shqipëria nuk e diskuton fare kalimin e grupit… Shqipëria, kampione e Europës 2024! Këtë kam deklaruar dhe deklaroj edhe sot në prolog të Europianit. Shumë syresh më kanë sharë, më kanë ofenduar, më kanë quajtur “të pjerdhur”, etj… E para, nuk më rruhet fare, po fare fare! E dyta, Zoti ju rujtë dhe ju bekoftë!

Në moshën 12-vjeçare, Carlos Alcaraz ëndërronte të fitonte Wimbledonin dhe Roland Garrosin. Dhe i bëri të dyja realitet. Të parin, vjet. Të dytin, të dielën e kaluar. Ëndrrat e mëdha dhe qëllimet e larta janë ato që na shtyjnë të përpiqemi më shumë dhe të arrijmë gjëra të jashtëzakonshme. Unë besoj se edhe Shqipëria mund të bëjë të njëjtën gjë në futboll.

Gjithçka fillon me një ëndërr dhe me besimin se mund të arrihet. Besimi im në suksesin e Shqipërisë në Kampionatin Europian vjen nga një dashuri e madhe për vendin tim dhe një bindje se, me punë dhe përkushtim, çdo gjë është e mundur. Nuk ka asgjë të keqe të kesh ëndrra të mëdha. Në fund të fundit, askush nuk e arrin madhështinë duke pasur frikë të ëndërrojë. Shumë herë, ne shqiptarët kemi tendencën të ndjejmë inferioritet dhe të kemi frikë të ëndërrojmë për gjëra të mëdha.

Por unë nuk dua të jem pjesë e kësaj frike. Besimi im se Shqipëria mund të fitojë Kampionatin Europian është një shprehje e dëshirës sime për të sfiduar këtë mentalitet dhe për të treguar se edhe ne mund të arrijmë majat, vetëm nëse kemi guximin të besojmë dhe të punojmë fort për ëndrrat tona.

Gjysma e ekipit e larguar, trajneri Ditmar Bicaj në pritje të përforcimeve

Pas përfundimit të kampionatit, situata në kampin matjan është konfuze. Shumë lojtarë, të cilëve u ka mbaruar afati kontraktual, i kanë dhënë lamtumirën Burrelit. Pavarësisht “kaosit”, sekretari i klubit matjan, Marjan Lleshaj, pohon se edhe me të larguarit do të ulen në bisedime.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i klubit “Burreli”, mes të tjerash thekson: “Pothuajse gjysma e futbollistëve janë larguar nga skuadra. Më të shumtët janë futbollistë që u ka përfunduar afati kontraktual. Me lojtarët që ju ka përfunduar kontrata, së shpejti do të ulemi në bisedime dhe ne do të paraqesim ofertën tonë”.

Nisur nga situata e krijuar, në pamje të parë të krijohet mendimi se skuadra është mbërthyer në një situatë aspak normale, por sekretari Lleshaj është optimist se së shpejti panorama e klubit do të shkojë në normalitet dhe trajneri Ditmar Bicaj do të ketë në dispozicion lojtarët që do t’i nevojiten.

Ndërkohë, prej ditësh drejtuesit matjanë kanë nisur kontakte me futbollistë të ndryshëm dhe sipas sekretarit Lleshaj, detajet e merkatos do të bëhet e ditur gjatë ditëve në vazhdim. “Çdo ditë jemi në bisedime me futbollistë të ndryshëm, por për momentin nuk mund të flasim me emra konkret.

I gjithë stafi drejtues është i fokusuar në afrimin e futbollistëve cilësor. Dyert e Burrelit janë të hapura për çdo futbollist. Jam optimist se skuadra në edicionin e ri do të ketë një fytyrë tjetër, ndryshe nga ai i vitit të kaluar, e mbylli prononcimin sekretari matjan.

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Astrit Dervishit, arbitrit shkodran që ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s

Futbolli eshte sporti me i bukur, sporti me i ndjekur dhe ne te perfshihen shume faktore, duke nisur nga ato te fushes, lojtare e trajnere, per te vazhduar me pjestare te stafeve mjekesore, me tifozet por kurrsesi nuk mund te anashkalosh edhe arbitrat.

Ne Shkoder, ata ne fakt kane patur nje tradite shume te mire, e percjelle ne vite dhe ne breza dhe nje nga shembujt me te mire eshte ai i familjes Dervishi, ku jane tre breza qe jane marre me arbitrim.

Sot do te ndalemi tek njeri prej ketyre pjestareve, pikerisht tek Astriti. Kjo sepse ai ka ditelindjen, feston 69 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te gazetes “Shkodra Sport” dhe te lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Astrit ka lindur ne Shkoder me 14 qershor te vitit 1955 dhe qe ne moshe te vogel do te inkuadrohej ne arbitrim, kuptohet me deshiren per te ndjekur rrugen e te atit, Qazimit, arbitrit nderkombetar te viteve ’40.

Ky i fundit fillimet e tij i ka në vitet ’80, për të pasuar më vonë si asistent deri më 2000, kur edhe përfundon karrierën. Madje, për disa vite ai ka mbajtur edhe stemen e FIFA-s. Pas lenies se arbitrimit, Astrit Dervishi ka vijuar te beje detyren e vezhguesit te Federates Shqiptare te Futbollit, detyre qe e ka bere me shume kompetence deri para disa kohesh.
Gjergj KOLA

Emërohen dhe renditen ‘Top 10’ talentët më të vlefshëm në ‘Euro 2024‘

Janë emëruar dhe renditur tashmë 10 “fëmijët e mrekullueshëm” apo talentët më të vlefshëm në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Euro 2024 është vetëm disa orë larg fillimit pasi Gjermania kundër Skocisë nis turneun sot (e premte), me fillim nga ora 21:00.

Spanja, Italia, Anglia dhe Holanda janë gjithashtu në veprim këtë fundjavë dhe disa talentët e rinj më të mirë në këtë turne do t’i shohim teksa dhurojnë shfaqjet e tyre.

Përpara fillimit të turneut, faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka renditur talentët më të mirë në Euro 2024.

Ata kanë emëruar dhe renditur yjet më të mirë të moshës nën 19 vjeç, duke shfaqur disa prej talenteve më të mirë në futbollin botëror.

Leo Sauer i Sllovakisë, i cili luan për Feyenoord, renditet i 10-ti përpara polakut Kacper Urbanski dhe turkut Semih Kilicsoy.

Mesfushori Arthur Vermeeren, i cili luan për Atletico Madridin dhe Belgjikën, dhe ylli i Real Madridit, Ardu Guler, renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të gjashtë.

Kobbie Mainoo i Anglisë hyn në listë si i pesti, pasi ka shkëlqyer në Manchester United sezonin e kaluar. Ai ka një vlerë prej 30 milionë euro.

Një përfaqësues i tretë turk, Kenan Yildiz renditet i katërti, ndërsa objektivi portugezi Joao Neves, i cili ka një vlerë prej 55 milionë euro, renditet i treti.

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Francës, Warren Zaire-Emery, renditet i dyti me një vlerë prej 60 milionë euro, ndërsa fenomeni i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, është talenti më i vlefshëm në Euro 2024, me një vlerë prej 90 milionë euro.

Top 10 talentët më të vlefshëm në Euro 2024:

1.Lamine Yamal (Spanjë) – 90 milionë euro

2.Warren Zaire-Emery (Francë) – 60 milionë euro

3.Joao Neves (Portugali) – 30 milionë euro

4.Kenan Yildiz (Turqi) – 30 milionë euro

5.Kobbie Mainoo (Angli) – 30 milionë euro

6.Arda Guler (Turqi) – 30 milionë euro

7.Arthur Vermeeren (Belgjikë) – 25 milionë euro

8.Semih Kilicsoy (Turqi) – 12 milionë euro

9.Kacper Urbanski (Poloni) – 7 milionë euro

10.Leo Sauer (Sllovaki) – 5 milionë euro

/Telegrafi/

Ndaj Italisë nesër nuk luhet vetëm për kualifikimin, fitorja e Shqipërisë vlen 1 milionë euro

Shqipëria do të nisë mbrëmjen e së shtunës rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian Gjermani 2024. Kundërshtari i parë i kuqezinjve do të jetë Italia, ndërsa pas saj e presin edhe dy rivalë mjaft të fortë si Kroacia dhe Spanja.

Megjithatë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar janë të vendosur për të mos qenë thejsht pjesëmarrës në këtë turne, por të synojnë atë që për shumë persona mund të quhet e pamundur, kalimin e grupit. Por të shtunën në mbrëmje nuk luhet vetëm për prestigj dhe kualifikim.

Në lojë janë edhe shpërblimet e UEFA-s. Kështu në rast fitoreje në fazën e grupeve, Kombëtaret do të shpërblehen me 1 milionë euro. Sakaq barazimi vlerësohet me 500 mijë euro.

Më tej UEFA do të japë 2.5 milionë euro për kualifimin në çerekfinale, 4 milionë euro për ekipin që shkon në gjysmëfinale dhe 5 milionë euro do të vlerësohet mbërritja në finale. Ndërkohë, fituesi i trofeut do të marrë një bonus prej 8 milionë eurosh nga qeveria europiane e futbollit./Sport Ekspres/

Mbrojtësi Hysen Memolla drejt Vllaznisë?

Emri i tij i doli edhe ne janar te Vllaznia, por atehere nuk u be realitet dhe gjasat jane qe mes lojtarit dhe ekipit shkodran te kete nje akord kete merkato vere. Behet fjale per mbrojtesin rrogozhinas Hysen Memolla.

Sipas mediave te shkruara, mbrojtësi ende nuk ka zgjedhur të stërvitet me skuadrën e vendlindjes dhe gjasat që të largohet pas sfidave në kupat e Europës janë të mëdha.

31-vjeçari, i cili vjen pas aventurës që pati në kampionatin rumun në 6 muajt e fundit nuk është në planet e trajnerit Edlir Tetova. Kjo ishte një arsye pse Memolla u largua në merkaton e janarit ndonëse kishte dëshirën të shpallej kampion, duke qenë pjesë e Egnatias.

Sipas “Panorama Sport” Vllaznia shihet si destinacioni më i arrirë për shkak të marrëdhënies që lojtari ka me Bekim Balajn. Aq më tepër që me largimin e Esin Hakaj, te kuqeblutë krahu i majtë është vakant. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Hysen Memollën nëse do të vijojë të qëndrojë në kampionatin shqiptar apo do provojë të rikthehet në futbollin europian.

Gjithçka që duhet të dini për ‘EURO 2024’

Ka mbetur vetëm pak orë deri në fillimin e Kampionatit Evropian në Gjermani, i cili do të hapet nga nikoqiri që do të ndeshjet me Skocinë të premten në Berlin. Një ditë pas na pret ndeshja e parë e kombëtares shqiptare, ku skuadra e Sylvinhos do të luajë kundër Italisë në Dortmund të shtunën në orën 21:00, katër ditë më vonë do të përballet me Kroacinë në Hamburg, ndërsa fazën e grupeve do ta përfundojnë më 24 qershor në Dusseldorf ndaj tri herë kampionit, Spanjës.

Shqipëria luan vetëm Kampionatin Evropian të dytë në histori, pas atij të vitit 2016, ku nuk doli nga grupet, me vetëm një fitore ndaj Rumanisë. Shqipëria që ka treguar paraqitje të mirë në eliminatoret e fundit, do të mundohet të tregojë të njëjtën gjë në Euro 2024, edhe pse ka do të jetë e vështirë kundër tre gjigantëve si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Dy kombëtaret e para nga çdo grup e kanë kalimin e garantuar, por do të kalojnë tutje edhe katër kombëtaret më të mira të vendit të tretë nga gjashtë grupet.

Deri në fund do të zhvillohen 51 gjatë gjithë turneut në dhjetë stadiume në Gjermani.

Programi i ndeshjeve të Shqipërisë në grup

Itali – Shqipëri – 15 qershor, ora 21:00 (Dortmund)

Shqipëri – Kroaci – 19 qershor, ora 15:00 (Hamburg)

Shqipëri – Spanjë- 24 qershor, ora 21:00 (Dusseldorf)

Lista e të gjitha stadiumeve mikpritëse

Berlin – Stadiumi Olimpik, kapaciteti 74.461

Mynih – Fussball Arena Munich, kapaciteti 70,076

Dortmund – BVB Stadium Dortmund, kapacitet 65,849

Stuttgart – Stuttgart Arena, kapaciteti 54,906

Gelsenkirchen – Arena AufSchalke, kapacitet 54.740

Frankfurt – Frankfurt Arena, kapaciteti 54,697

Hamburg – Volksparkstadion, kapacitet 52.245

Düsseldorf – Düsseldorf Arena, me kapacitet 51.031

Koln – Stadiumi i Kolnit, me kapacitet 49 827

Leipzig – Stadiumi Leipzig, kapaciteti 42,959

Orari i ndeshjeve

Grupi A

Raundi i parë: E premte, 14 qershor (Mynih) Gjermani – Skoci; E shtunë, 15 qershor (Koln) Hungari – Zvicër

Raundi i dytë: E mërkurë, 19 qershor (Koln) Skoci – Zvicër; E mërkurë, 19 qershor (Sttutgart) Gjermani – Hungari

Raundi i tretë: E diel, 23 qershor (Frankfurt) Zvicër – Gjermani; E diel, 23 qershor (Sttutgart) Skoci – Hungari

Grupi B

Raundi i parë: E shtunë, 15 qershor (Berlin) Spanjë – Kroaci; E shtunë, 15 qershor (Dortmund) Itali – Shqipëri

Raundi i dytë: E mërkurë, 19 qershor (Hamburg) Kroaci– Shqipëri; E enjte, 20 qershor në (Gelsenkirchen) Spanjë – Itali

Raundi i tretë: E hënë, 24 qershor (Leipzig) Kroaci– Itali; E hënë, 24 qershor (Düsseldorf) Shqipëri – Spanjë

Grupi C

Raundi i parë: E diel, 16 qershor (Gelsenkirchen) Serbi – Angli; E diel, 16 qershor (Shtutgart) Slloveni – Danimarkë

Raundi i dytë: E enjte, 20 qershor (Frankfurt) Danimarkë – Angli; E enjte, 20 qershor (Mynih) Slloveni – Serbi

Raundi i tretë: E martë, 25 qershor (Këln) Angli – Slloveni; E martë, 25 qershor (Mynih) Danimarkë – Serbi

Grupi D

Raundi i parë: E diel, 16 qershor (Hamburg) Poloni – Holandë; E hënë, 17 qershor (Düsseldorf) Austri – Francë

Raundi i dytë: E premte, 21 qershor (Berlin) Poloni-Austri; E premte, 21 qershor (Leipzig) Holandë – Francë

Raundi i tretë: E martë, 25 qershor (Berlin) Holandë – Austri; E martë, 25 qershor (Dortmund) Francë – Poloni

Grupi E

Raundi i parë: E hënë, 17 qershor në Frankfurt: Belgjikë – Sllovaki; E hënë, 17 qershor në Mynih: Rumani – Ukrainë

Raundi i dytë: E premte, 21 qershor në Düsseldorf: Sllovaki – Ukrainë; E shtunë, 22 qershor në Këln: Belgjikë – Rumani

Raundi i tretë: E mërkurë, 26 qershor (Frankfurt) Sllovaki – Rumani; E mërkurë, 26 qershor (Shtutgart) Ukrainë – Belgjikë

Grupi F

Raundi i parë: E martë, 18 qershor (Dortmund) Turqi – Gjeorgji; E martë, 18 qershor (Leipzig) Portugali – Republika Çeke

Raundi i dytë: E shtunë, 22 qershor (Dortmund) Turqi – Portugali; E shtunë, 22 qershor (Hamburg) Gjeorgji – Republika Çeke

Raundi i tretë: E mërkurë, 26 qershor (Gelsenkirchen) Gjeorgji – Portugali; E mërkurë, 26 qershor (Hamburg) Republika Çeke – Turqi

Fondi i çmimeve

Krahasuar me Euron e kaluar, UEFA i rriti fitimet e çmimeve me 23 për qind. Tani totali është 371 milionë euro. Të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse marrin 9.25 milionë euro të garantuara.

Çdo fitore në grup sjell 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 750 mijë.

Kalimi në 1/16 vlen 2 milionë euro, çerekfinalet 3,25 milionë dhe gjysmëfinalet 5 milionë. Më në fund humbësit në finale do të marrin 7 milionë, kurse fituesit e medaljes së artë do të jenë më të pasur për 10 milionë euro.

Kampionët e Evropës do të fitojnë 34 milionë euro. Çmimet zakonisht shpërndahen në raportin 60 për qind për federatën dhe 40 për qind për lojtarët dhe stafin.