Home Blog Page 260

VIDEO/ Presidenti Matija: Na duan apo jo, për ne nuk ka rëndësi. Vllaznia është dhe do jetë kampione

Vllaznia e femrave dje thjesht ka bere ate qe di te beje me mire: Te fitoje titullin kampion te rradhes, te 11-tin. E ka bere kete duke dominuar ne te gjitha drejtimet ne ndeshjen finale ndaj Apolonise dhe ne fund i eshte gezuar fitores 4-0.

Ne fund sigurisht qe ka patur vend per gezim sepse kjo eshte e ligjshme, por me se shumti eshte pare i lehtesuar presidenti Lazer Matija i cili ka patur nje sezon shume te veshtire, aq sa ne nje moment ka menduar edhe shkrirjen e ekipit dhe terheqjen nga futbolli. Por ato momente tashme kane kaluar dhe eshte koha per te gezuar.

Vete numri 1 i Vllaznise se femrave, ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur keshtu per kete sukses te rradhes: ‘Mendoj se titulli ishte mese i merituar edhe kete here sepse finalja tregoi qe Vllaznia ben diferencen me te gjithe kundershtaret dhe kete e shfaqi edhe ne ndeshjen finale.

Vertete sivjet ndoshta kampionati ka patur disi me shume rivalitet, por serish Vllaznia eshte shume me lart se te gjithe ekipet e tjera dhe kjo vjen si rrjedhoje e investimit te bere, punes se stafit teknik, sakrifices se vajzave dhe si rrjedhoje jemi ketu ku jemi. Keto sukseset tona ndoshta nuk i kane gezuar te gjithe, na duan apo nuk na duan, kjo per ne nuk ka rendesi sepse ne jemi Vllaznia dhe e kemi per detyre te fitojme dhe te gezojme”.

Te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise se femrave Lazer Matija mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem:

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Paraqitja shumë e mirë e skuadrave italiane në garat evropiane këtë edicion ka bërë që ky vend ta fitoj një vend shtesë në Ligën e Kampionëve. Nga sezoni i ri Italia do t’i dërgoj pesë skuadra në Ligën e Kampionëve, por ekziston një mundësi që numri të rritet në gjashtë.

Atalanta ka fituar mbrëmë ndaj Romës me rezultat 2-1 dhe tani zë vendin e pestë në tabelë me 63 pikë, tri më shumë se Roma dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Giallorosët.Bergamaskët janë edhe në finalen e Ligës së Evropës ku do të përballen më 22 maj me Bayer Leverkusenin.

Por fitorja e Atalantës në Ligën e Evropës do t’i bënin një nder Italisë dhe njërës nga dy skuadrat kryeqytetase Romës ose Lazios, varësisht se cila e përfundon në pozitën e gjashtë.Roma aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelë me 60 pikë, derisa Lazio është e shtata me një pikë më pak.

Corriere dello Sport ka shkruar se Italia mund t’i dërgojë gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, vetëm në rast se Atalanta mbetet në vendin e pestë në tabelë në fund të kampionatit.

Atalanta do të duhet të përfundojë në vendin e pestë në kampionat dhe në të njëjtën kohë të fitojë finalen e Ligës së Evropës kundër Leverkusen, të planifikuar në 22 maj në Dublin.

Në atë rast, pozita e gjashtë do të jetë e vlefshme edhe si vend kualifikimi për garën më të vlefshme evropiane për klube, Ligën e Kampionëve. Nëse Atalanta do të përfundonte e katërta, ky arsyetim nuk do të ishte më i vlefshëm dhe do të shkonin vetëm pesë skuadra në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

FSHF vendos: Arbitra të huaj edhe për gjysmëfinalet e ‘Final 4’

Siç dihet tashmë finalja e madhe e “Final 4” do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane. Anthony Taylor do të jetë kryesor në sfidën finale, por mesa duket nuk do të jetë i vetmi.

Nga sa mësohet arbitrat shqiptarë nuk do të preferohen as në gjysmëfinalet e “Final – Four”, të cilët janë të “detyruar” të ndjekin spektaklin nga tribuna. Ndeshjet më të rëndësishme të sezonit pritet të gjykohen nga arbitra të huaj. Kështu priten bilbila të tjerë europianë për të vendosur drejtësi në gjyëmsfinalet e “Final – Four”.

Mbetet të shihet se nga cilat vende do të jenë arbitrat e tjerë, që pritet të gjykojnë në gjysmëfinalet e 17 dhe 19 majit. Ndërkohë Taylor do të gjykojë në sfidën e 26 majit.

“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik./newsport/

Sot hidhet shorti, Egnatia apo Partizani përballë Vllaznisë? Presidenti Xhaferi nuk ka ndonjë preferencë

Vllaznia do te mesoje sot ne ira 12:00 emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne gjysmefinalen per titullin kampion. Opsionet jane dy: Egnatia ose Partizani.

Po cilen prej tyre preferon presidenti Alban Xhaferi? Ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ai ne lidhje me kete teme eshte shprehur:

“Te them te drejten nuk kam asnje preferencen per emrin e kundershtarit. Si Egnatia ashtu edhe Partizani jane dy skuadra shume te forta, por detyra jone eshte te pergatitemi sa me mire per kete ndeshje dhe te kerkojme fitoren per te shkuar me pas ne finale”.

Xhaferi ka qene i pranishem dje ne ceremonine e shpalljes kampion te Vllaznise se femrave ku ka marre edhe medaljen bashke edhe me presidentin Matija dhe per kete eshte shprehur: “E kam thene se ekipi i femrave duhet te sherbeje si shembull per ne dhe te shpresojme qe suksesi i sotem te kete kemben e mbare edhe per Vllaznine e djemve dhe ne fund te muajit te festojme te gjithe sebashku titullin e shumepritur”./www.shkodrasport.com/

Kualifikimi në ‘Final Four’, ja si u ndanë 240 milionë lekë nga FSHF për katër klubet që do luajnë për titullin

Renditja e përfundimtare e Kategorisë Superiore, ka qenë ë rëndësishme për shkak se ka përcaktuar jo vetëm, se cilat ishin katër skuadrat që shkuan në “Final Four” por edhe shumat që përfitoi secila prej tyre në bazë të renditjes përfundimtare të kampionatit.

FSHF kishte përcaktuar bonuse për renditjen në mbyllje të fazës së rregullt për katër skuadrat e para dhe pas ndeshjeve të sotme, ata mund t’i gëzohen çekut që do të përfitojnë nga FSHF.

Egnatia, si skuadra e vendit të parë, do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetër nga FSHF. Partizani i vendit të dytë merr 70 milionë lekë të vjetër. Vllaznia e cila doli e treta në fund të sezonit të rregullt merr 50 milionë lekë dhe në fund është Skënderbeu i cili përfiton 20 milionë lekë për vendin e katërt.

Ndërkohë, për “Final 4” do të jetë vetëm fituesi ai i cili do të përfitojë premio për titullin, me një çek prej 100 milionë lekësh që do të shkojë në arkat e tij.

Messi dhe Ronaldo bashkë në një ekip, zbulohet plani i bujshëm

Lionel Messi duket se i ka kërkuar Cristiano Ronaldo-s që t’i bashkohet në MLS. Dy legjendat nuk kanë luajtur kurrë në të njëjtin klub. Ronaldo, 39 vjeç, u transferua tek Al Nassr në Arabinë Saudite në dhjetorin e vitit 2022, ndërsa Messi shkoi në Florida verën e kaluar, të dy në transferime me kosto zero.

Të dy, ashtu siç pritej, po shkëlqejnë në aventurat e tyre të para jashtë Europës. Pasi kanë qenë rivalë për pothuajse dy dekada, veçanërisht gjatë periudhës që të dy luanin në La Liga mes 2009-ës dhe 2018-ës, tani mund t’i shohim të dy bashkë në të njëjtën skuadër.

Gazetari saudit Abdulaziz Al-Tamini ka bërë të ditur se Inter Miami ka kontaktuar Ronaldo-n për ta pyetur në lidhje me mundësinë që portugezi të transferohet tek ata në 2025-ën.

Ronaldo do të jetë 40 vjeç në atë kohë, por duke parë formën e tij aktuale, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Pavarësisht nga kjo, Ronaldo ose përfaqësuesit e tij nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me të ardhmen e CR7. Gjithashtu, nuk dihet nëse portugezi ka dëshirë të luajë me Messi-n në MLS./telesport/

SHORTI/ Sot në ora 12:00 Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit në gjysmëfinalen e titullit kampion

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për “Final 4” sot orën 12:00 në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe drejtues të 4 klubeve të kualifikuar në “Final 4”. Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu janë skuadrat që siguruan pjesëmarrjen në katërshe.

Sa i përket shortit, skuadrat do të ndahen në dy vazo me nga dy skuadra (te vazo 1 do të jenë Egnatia dhe Partizanit, ndërsa te vazo 2, Vllaznia dhe Skënderbeu).

Avantazhi në ndeshjet gjysmëfinale do të jetë për Egnatian dhe Partizanin, pasi u mjafton barazimi për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Skena të çmendura kur mijëra tifozë të St Pauli futen fushën ndërsa klubi gjerman vulosi rikthimin në Bundesligë

Kishte skena të pabesueshme në Hamburg të dielën kur klubi gjerman St Pauli u rikthye në Bundesligë për herë të parë në 13 vjet.Tifozët u panë të rreshtuar në rrugë përpara ndeshjes, dhe më pas u vërshuan në fushë brenda disa sekondash nga vërshëllima e fundit që sinjalizoi rikthimin e tyre në elitën e futbollit gjerman.

St. Pauli trumfoi 3-1 ndaj VfL Osnabruck në Millerntor Stadion për të siguruar promovimin. Por, festa filloi shumë përpara se lojtarët e skuadrës të shkelnin në fushë të dielën, pasi rreth 5000 tifozë u mblodhën në rrugët që të çojnë në stadium para fillimit.

Flamujt dhe pankartat u valëvitën, tymi po dilte nga fishekzjarrët e ndezur dhe zhurma e mijëra tifozëve që u bashkuan për brohoritjet e “St Pauli” u dëgjuan në rrethin e Hamburgut.

Duke pasur parasysh se ata ishin përballë një skuadre që ishte në fund të tabelës dhe tashmë e rënë në ligën e dytë, me Osnabruck që kishte fituar vetëm pesë ndeshje gjatë gjithë sezonit, tifozët e St Pauli ishin mjaft të sigurt se të paktën do të merrnin pikën që u duhej për të siguruar promovimin.

Dhe atmosfera e tifozëve u përhap shpejt nga rrugët në tribuna, me mbështetësit që më pas vendosën të futen edhe në fushë me t’u kryer ndeshja. /Telegrafi/

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Jozef Sermit, ish- boksierit dhe trajnerit kampion

Nga Gjergj KOLA

Prej tre vitesh ka zgjedhur te beje nje jete tjeter, larg Shqiperise dhe per momentin larg boksit, por te gjithe e njohin pikerisht per kete sport. E kemi fjalen per Jozef Sermin, ish- boksierin dhe ish- trajnerin e Vllaznise qe sot ka ditelindjen.

Ai mbush 38 vjeç dhe me kete rast ne emer te redaksises se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Jozef Sermi Ka lindur në Shkodër më 13 maj 1986 dhe angazhohet që në moshë të re me sportin e boksit, aty ku sukseset nuk do t’i mungojnë, fillimisht me grupmoshat dhe më pas edhe me të rriturit.

Me këta të fundit do të shpallet kampion i Shqipërisë në vitin 2004 në peshën 91 kg, pra vetëm 18 vjeç, çka tregon për një karrierë të nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

E përsërit këtë gjë edhe në vitin 2006 duke fituar titullin e dytë, por vetëm kaq. Një dëmtim serioz e detyron atë të lërë sportin por kurrsesi nuk mund të largohej nga boksi.

Nis menjëherë detyrën e trajnerit duke punuar me moshat ndërkohë që me pas është i angazhuar edhe me ekipin e parë te Vllaznise e po ashtu ka qene edhe pjesë e stafit të ekipit kombëtar.

Prej marsit te vitit 2021, nderkohe eshte larguar bashke me familjen e tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku per momentin eshte larg sportit, por ai nuk e perjashton mundesine qe te rikthehet serish prane tij sepse boksi eshte jeta e Jozef Sermit./www.shkodrasport.com/

Xhixho: Skënderbeu surpriza e madhe, por e meritoi “Final Four”, ashtu si dhe tre skuadrat e tjera

Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për mbylljen e sezonit të rregullt.

Xhixho, deklaroi se tani kampionati futet në fazën më të bukur. Sipas tij, Skënderbeu ishte surpriza e madhe, por e meritonin “Final Four”.

Kampionati tani futet në fazën më të bukur. Nuk dimë ende kampionin dhe skuadrat e Europës. Kemi edhe finalen e Kupës., Do jenë një kartolinë e bukur për Shqipërinë. 36 javët, kanë çuar skuadrat që e meritonin për të qenë në “Final Four”.

Skënderbeu ishte skuadra me më shumë fitore, se Tirana dhe Dinamo, para ndeshjes me Vllazninë. Egnatia e meritonte, po ashtu edhe Partizani, pavarësisht oshilacioneve.

Edhe Vllaznia në një sezon të plotë, plotësisht e merituar. Skënderbeu ishte surpriza, por e meritonin. Nuk ishin pikë të dhuruara. Skënderbeu është skuadra që i ka hapur më shumë punë Partizanit dhe Egnatias.

Duhet përmendur edhe bonusi që do marrin skuadrat. Egnatia fiton 100 milionë lekë, Partizani 70 milionë, Vllaznia 50 milionë dhe Skënderbeu 20 milionë.