FAQJA E PARE Blog Faqe 7817

Vllaznia rikthen skuadrën e të rriturave në volejboll për femra. Shkodranet sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kampionatin Kombëtar për të rritura. Kjo skuadër i ka munguar prej vitesh Shkodrës dhe shpesh herë për dikë ka qenë edhe shqetësuese. Mungesa e skuadrës së femrave të volejbollit për dashamirësit e sportit ka qënë e papranueshme.

Nga lojërat me dorë, Kampionati i volejbollit për femra do të jetë i pari që do të fillojë për sezonin e ri 2011-2012.

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj i është drejtuar plazhit të Velipojës për të zhvilluar fazën përgaditore. Pas pushimeve të verës, volejbollistët e Vllaznisë janë përgaditur për të qënë të gatshëm për sezonin e ri 2011-2012. Shkodranët kanë qëndruar në Velipojë deri ne fund të muajit gusht, pra në një periudhë 10 ditore.

Boksieri i Kombëtares Shqiptare Kristjan Demaj është rikthyer sërish në Itali për të vijuar atje stërvitjet për Kampionatin Botëror të Boksit që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit në fund të muajit shtator. Shkodrani do të qëndrojë atje për një periudhë dy javore nga ku do të marrë ngarkesën e plotë për të qënë i gatshëm për eventin e rëndësishëm Ndërkombëtar që do të marrë pjesë. Boksieri i përfaqësueses kuqezi

Kombetaria e Shqiperise vazhdon fazen intensive pergaditore ne Itali. Ekipi jone se bashku me ate Italian, ekip Ukrahinas dhe kombetaria e Azerbaixhanit do vazhdojne...

Skuadra e Vllaznisë në Atletikë ka nisur fazën përgaditore. Kuqeblutë janë duke u përgaditur për aktivitetet që do të kenë në vijim. Shkodranët pasi kane kryer pushimet verore i janë rikthyer stërvitjeve intensive. Të gjitha skuadrat e meshkujve dhe femrave prej ditësh kanë nisur seancat stërvitore për garat që do të kenë në vazhdimësi.