Pjesa e dytë e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit në Shkodër ka sjellë një moment që është diskutuar gjatë edhe në studion e “Gol pas Goli”. Një dyluftim mes Markut dhe Latifit në zonë përfundoi me futbollistin e shkodranëve në tokë, por gjyqtari Juxhin Xhaja vendosi që të mos akordonte penallti për vendasit.

Një moment që ka ndarë mendimet e Ledio Panos dhe Jetmir Halilajt në studio, ku ka pasur një shkëmbim batutash rreth këtij episodi të cilin mund ta lexoni në vijim.

Halilaj: Për mua është penallti! Marku ka bërë faull.

Pano: Nuk është penallti, t’a thashë edhe pas ndeshjes. Marku ka larguar topin.

Halilaj: Marku ka shkelur Latifin.

Pano: Ku e ka shkelur? Fare… Dhe ti e di që nuk po flas me tifozllëk.

Halilaj: Nuk e vë në dyshim që nuk po flet si tifoz, por është penallti! Me VAR do jepej penallti….

Pano: E pa pra VAR-i dhe e gjykoi ashtu! Lëre tani nuk është në limite për 11 metërsh…

Ylli Aga: Rënia e Latifit me jep përshtypjen që është shume e sforcuar… Nuk me duket penallti. Unë që shikoj kampionatin anglez kam vënë re se raste si këto nuk jepen kurrë penallti.