Vllaznia-Tirana eshte sfida Klasike e futbollit shqiptar e shumepritur nga i gjithe opinioni sportiv. Kjo ndeshje vjen ne nje moment te rendesishem per kampionatin shqiptar, ku gara e titullit kampion mund te rihapet, por edhe mund te mbyllet. Rezultati i saj mund te vendose shume gjera dhe pikerisht per kete arsye, vemendja nuk eshte e perqendruar vetem nga shkodranet dhe kryeqytetasit.

Ne lidhje me kete ndeshje, gazetari sportiv dhe drejtori i departamentit te sportit ne RTSH, Pano Xhixho, mendon se nje fitore e Vllaznise ne Klasiken ndaj Tiranes do te ishte mjaft vendimtare per kuqeblute ne rrugetimin e tyre drejt titullit kampion.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Xhixho u shpreh se fitimi i ndeshjes ndaj Tiranes mund te quhet i rendesishem per vazhdimin e sezonit tek shkodranet, por edhe nese ata humbasin nuk eshte fundi, sepse nuk mbyllet akoma asgje ne rrugetimin drejt synimeve te tyre.

Poashtu nder te tjera, Xhixho foli edhe për situaten momentale te Vllaznia, ku u shpreh se skuadra kuqeblu vjen me nje moral te larte pas fitores se fundit ndaj Kukesit, ndersa theksoi se edhe rikthimi i Latifit ne fushe ka nje bonus psikologjik nga ana tjeter. Me poshte, mund te lexoni intervisten e tij per “Shkodra Sport”, dhene gazetarit Maringlen Zhivani.

“Një klasike e futbollit shqiptar është gjithmonë me interes për ta ndjekur, pavarësisht vendit që mbajnë skuadrat në klasifikim. Këtë rradhë është një klasike e veçantë, sepse të dyja skuadrat luftojnë për titull dhe kjo e bën akoma më të bukur sfidën e ditës së dielë. Sa i përket prag-ndeshjes, për mendimin tim të dyja skuadrat vijnë me një moral të lartë. Tirana vjen nga një fitore në një fushë të vështirë si ajo e Rrogozhinës, duke i dhënë një shkëputje në krye, por edhe Vllaznia ka një atmosferë pozitive pas fitores me Kukësin dhe për mua ka një bonus psikologjik me rikthimin e Latifit në fushë.

Po të analizosh me kujdes atë që kemi parë deri tani sidomos tek përballjet direkte mes Vllaznisë dhe Tiranës, për mua shkodranët janë më të avantazhuar. Pse? E para, kanë tifozerinë me vete, që besoj këtë rradhë do të ndihet me prezencën e vet në “Loro Boriçi”. E dyta, gjendja e futbollistëve po përmirësohet dhe nuk është ajo periudha ku infermieria kishte më shumë futbollistë cilësorë sesa fusha. E treta, motivimi. Megjithatë, kujdes! Tirana është një ekip ekspert dhe herë pas here e kthen në favorin e vet faktin që kundërshtari kërkon me patjetër fitoren. Kujtoj sezonin e kaluar kur Tirana i fitoi të dyja përballjet që luajti në “Loro Boriçi”.

Edhe për shkak të profesionit, vë re që Shkodra mezi po e pret këtë ndeshje. E thashë më lart, tifozeria kuqeblu pres të jetë një faktor motivimi shtesë për Vllazninë të dielën në stadium. Atmosfera ndikon për mirë edhe tek gjendja psikologjike e futbollistëve. Prandaj them që është e gjitha për t’u shijuar.

Nje fitore ndaj Tiranes e afron Vllaznine prane titullit kampion? Padiskutim. Vllaznia e këtij sezoni ka treguar që ndeshjet me rivalët kryesorë nuk i gabon. Ka fituar në Tiranë si me Partizanin, ashtu edhe me Tiranën. Kjo është një ndeshje kyçe. Nuk mendoj se Vllaznia del nga lufta e titullit nëse merr një rezultat tjetër perveç fitores, por fitorja do të ishte vendimtare për bindjen e vete futbollistëve të Josës që mund ta kthejnë titullin në Shkodër pas shumë vitesh.

Unë e thashë pak më lart, shikoj Vllazninë më të avantazhuar. Për të thënë një rezultat, po them përfundon 2-1 dhe golat i shënojnë Mala dhe Balaj. Ndërkohë që për titullin, patjetër Vllaznia është një nga favoritet që të jetë kampione në fund të këtij sezoni, madje duke parë këtë kampionat edhe nëse nuk fiton të dielën, përsëri i ka të gjitha mundësitë për ta synuar titullin”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari sportiv dhe drejtori i departamentit te sportit ne RTSH, Pano Xhixho.
Maringlen ZHIVANI