Kryendeshja e javës së 21-të të kampionatit shqiptar do jetë ajo që do luhet sot mes Partizanit dhe Vllaznisë. “Demat” dhe kuqeblutë do “përplasin brirët” në orën 16:45, në stadiumin “Air Albania”. Një takim që i gjen të dy skuadrat në një formë shumë optimale. Fitorja mbetet si objektiv në të dy kampet.

Kështu trajneri Dritan Mehmeti i të kuqve duket se ka projektuar edhe formacionin që do jetë në fushë kundër kuqebluve. Në portë i padiskutueshëm është Alban Hoxha. Mbrojtja do shikojë si protagonistë, Markun në të djathtë, dyshen Belica-Bitri në qendër dhe Hadrojin majtas.

Mesfusha është reparti që paraqet shumë kualitet tek 16 herë kampionët e vendit. Rrapaj dhe Kallaku duket se kanë vendin e sigurtë në formacion. Atyre pritet t’iu bashkohet edhe Murataj për të formuar treshen e mesfushës. Njeriu i momentin në kampionat, Xhuliani Skuka pritet të jetë sulmuesi kryesor.

Dibrani do ketë mbështetjen e Males dhe njërit prej Cares ose Stenio Junior ku mes tyre ka një balotazh se kush do jetë titullar. Ky pritet të jetë edhe formacioni startues i të kuqve në ndeshjen që fillon sot në orën 16:45 në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.

Endri ÇINARI