Partizani do të luajë të shtunën kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.

Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa e vetmja mungesë do të jetë ajo e Valentino Muratajt. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në derbin me Tiranën duke plotësuar numrin 4.

Në këtë mënyrë, trajneri Giovanni Colella duhet të bëjë pa shërbimet e tij. Alternativat për zëvendësin e shtatshkurtrit nuk mungojnë, megjithatë gjithçka do të shihet të dielën në orën 16:00.

Kujtojmë që Partizani vijon të jetë ende në luftën për titullin kampion teksa gjendet 2 pikë pas Tiranës./newsport/