Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionët për këtë sezon, duke mposhtur Kukësin me rezultatin 0-2 në supersfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, ishin sulmuesit Kardozo dhe Solomon ata që i dhuruar fitoren skuadrës së Dajës.

Ndërkohë që Kukësi e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon duke regjistruar 2 humbje me 2 rivalë direkt si Tirana dhe Partizani.

FT: KUKËSI – PARTIZANI 0-2

Kardozo 60′, Solomon 89′

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Lulaj, Horiç, Bytyçi, Demiri, Limaj, Ymeri, Taipi, Ibraimi, Gashi, Mateus. Trajner: Skënder Gega.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Hyseni, Mala, Bardhi, Asani, Solomon, Kardoso. Trajner: Ilir Daja.