Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Laçit dhe Kastriotit. Një ndeshje dramatike pasi miqtë barazojnë në fund të ndeshjes me Sebino Plakut.

Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën ishte Laçi që gjeti golin me Mustën.

Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pas daljes më të kuq të Rezit, ndërsa në minutat shtesë, Plaku gjen rrjetën dhe barazon ndeshjen duke I dhënë një pikë të artë Kastriotit në transfertë.

Me këtë pikë, Kastrioti shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Laçi dy pikë.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Obanor, Musta, Lucas Ramos, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze Trajner: Armando Cungu

Kastrioti: Hidi, Hussein, Boyom, Çela, Prodani, Mehmeti, Okebugëu, Moraes, Bardhi, Rezi, Devid Trajner: Ramazan Ndreu