Mbrojtësi Kristi Marku, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit, por edhe për një periudhe kohore në provë tek Vllaznia, u largua qoftë nga verilindorët, qoftë nga shkodranët pa lënë shumë gjurmë.

Megjithatë, së fundmi ai është transferuar te skuadra e Buzaut në Ligën e Dytë rumune. 27-vjeçari nga Durrësi gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren që skuadra e tij zhvilloi ndaj Unirea Konstanta, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Një nisje e mbarë kjo për Markun, i cili kërkon të shndërrohet në protagonist te skuadra e tij e re.

Në fakt, as tek Vllaznia, as tek Kukësi, për aq sa luajti, mbrojtësi Kristi Marku nuk la shumë gjurmë me lojën e tij. Megjithate tashme do te mundohet te tregoje vlerat me te mira tek skuadra e re.

Lojtari shtatelarte do te mundohet t’i tregoje stafit teknik se ka ardhur jo me kot nga Shqiperia, por do te kerkoje menjehere vend ne formacion dhe me pas te shnderrohet edhe ne nje lider te kesaj skuadre.
Maringlen ZHIVANI