Pas ndarjes nga jeta të Pelé, ‘AS’ ka bërë llogaritë në xhepin e “O Rei”, duke hartuar një bilanc fillestar se cilat duhet të jenë asetet e grumbulluara nga legjenda braziliane gjatë dhe pas karrierës së tij si futbollist. Një trashëgimi e pasur, e vlerësuar në afërsisht pak më shumë se njëqind milionë dollarë, kryesisht rezultat i fitimeve të legjendës së futbollit botëror pas pensionimit të tij nëpërmjet sponsorizimeve, pjesëmarrjes në evente dhe investimeve.
Pavarësisht se ishte sportisti më i paguar kur ishte në fushë me Santos dhe Cosmos të Nju Jorkut, Pele arriti të grumbullonte një pasuri ekonomike veçanërisht pasi pushoi së luajturi. Sipas portalit “Celebrity Net Ëorth”, vlera neto e yllit brazilian i kalon njëqind milionë dollarët.
Që në fillim, O Rei ka zgjedhur të investojë kursimet e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme. Marrëveshja e tij më e madhe ishte blerja prej 100,000 dollarësh e një rezidence madhështore në Hamptons, Nju Jork, të cilën në vitin 2008 më arriti ta rishes për gati tre milionë dollarë, duke realizuar një fitim të madh kapital.
Por një pjesë të madhe të fitimeve Pelé e ka grumbulluar me reklama, duke e rishitur imazhin e tij tek ofertuesi më i lartë. “Unë nuk u pasurova me futbollin siç bëjnë lojtarët e sotëm – tha ai në disa intervista -. Unë fitoja para me reklama kur ndalova së luajturi, por kurrë nuk doja të reklamoja duhanin, alkoolin, politikën apo fenë”.
Vëmendje që e kanë lejuar të huazojë fytyrën e tij në të gjithë botën, duke mbetur gjithmonë një nga ikonat më të pastra, tërheqëse dhe fitimprurëse të futbollit dhe të grumbullojë miliona dollarë ndër vite./rtsh/