Partizani dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në “Air Albania” në supersfidën e ditës së sotme.

Shkodranët e nisën sfidën mjaft mirë me një penallti të shënuar nga Latifi që në startin e saj, edhe pse u desh që të përsëritej pas ndërhyrjes së VAR-it.

Të kuqtë reaguan dhe kërkuan barazimin, me lojën që foli plotësisht për ta sidomos pasi Hakaj la ekipin shkodran me 10 futbollistë duke u ndëshkuar me të kuq.

Barazimi i Carës në pjesën e dytë ishte rrjedhojë e kësaj loje, ndërsa të kuqtë provuan në të gjitha mënyrat edhe të fitonin ndeshjen, por ishin të pafat në fund kur po Cara goditi edhe traversën.

PARTIZANI – VLLAZNIA 1-1
65′ Cara / Latifi 11′ (p)