Mançester Siti arriti një fitore spektakolare me rezultatin 4-0 ndaj Realit të Madridit në aktin e dytë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Për këtë sukses madhështor, meritë të madhe ka padyshim edhe trajneri Pep Guardiola, që ka arritur të ndërtojë një skuadër në kufijtë e perfeksionit, duke dominuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes në lidhje më këtë fitore, Guardiola ndër të tjera u shpreh:

A e prisja këtë superioritet? Padyshim jo. Ne kemi luajtur një vit me dhimbje në stomak për shkak të asaj që ndodhi vitin e kaluar. Dhe sot nxorëm gjithçka jashtë, sjellja ishte fantastike dhe ndeshja ishte spektakolare. Jemi shumë të lumtur që jemi në finale.

Këtë herë vendosa një lojtar pak më thellë në mesfushë në krahasim me ndeshjen e parë dhe kishim më shumë rrjedhshmëri në sulm. Kemi pasur një sjellje perfekte gjatë një viti me kaq shumë dhimbje. Siç tha Kros, nëse ne do të kishim fituar 6, 7 apo 8 në ndeshjen e parë vitin e kaluar, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Por ishte një ndeshje me diferencë të ngushë dhe “Bernabeu” mbetet “Bernabeu”.

Unë e di që ata i dhanë “Topin e Artë” Benzema në vitin e kaluar, por nëse do ia kishin dhënë Kurtua, asgjë nuk do të kishte qenë e çuditshme. Ka bërë një ndeshje të madhe sot. Pas 2-0 në u ngutëm pak. Menjëherë pas pushimit, Gyndogan humbi topin dhe De Bryjn bëri dy tranzicione të panevojshme. Duhej t’i bënim të rrotulloheshin shumë por bëmë të kundërtën. Kur je kaq afër objektivit, nuk është ankth, por gjithsesi ngutesh. Gjithsesi, ndeshje e jashtëzakonshme!

Fitore këtë vit? Çfarë të të them. Një ekip italian mbetet një ekip italian. Do të duhet të luftojmë shumë, Por kemi kohë, tani të bëhemi kampionë të Anglisë. Por për momentin ja ku jemi, na ka buzëqeshur fati këtë vit”, deklaroi Guardiola.