Carlo Ancelotti ka folur përpara mediave pas humbjes 4-0 kundër Manchester City-t, çka solli edhe eliminimin e tyre nga Champions League.

Trajneri italian qartëson opinionin sportiv se drejtuesit e klubit nuk dyshojnë te aftësitë e tij, prandaj sezonin e ardhshëm do të jetë sërish në krye të pankinës për të luftuar për Champions League-n.

“Askush nuk dyshon tek unë. Mendoj se presidenti ishte shumë i qartë 15 ditë më parë. Ky është një hap për t’u përmirësuar për vitin e ardhshëm. Sezonin e ardhshëm do të jem këtu për të luftuar për të fituar një tjetër Champions League.

Të mendojmë për sezonin e ardhshëm, të mësojmë dhe të jemi më të mirë. Vitin e kaluar ne mundëm t’i mposhtim ata dhe të arrijmë në finale dhe këtë vit është radha e Manchester Cityt”, ka deklaruar Carlo Ancelotti./Sport Ekspres/