“El Clasico” është një nga ndeshjet më të pritura dhe më të ndjekura për klube në të gjithë sezonin e futbollit evropian. Nesër në orën 16:15, Real Madrid do të presë në ‘Santiago Bernabeu’ Barcelonën. Ky do të jetë takimi i 185-të në kampionatin spanjoll. Klasikja e fundit e luajtur më 20 mars në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll me fitoren e Barcelonës 4-0. Të dyja skuadrat do të kërkojnë triumfin e cila do të bëjë dhe diferencën në kampionatin spanjoll pasi të dyja ekipet janë me pikë të barabarta.

Pak histori

Klasikja spanjolle, e njohur mes mediave dhe tifozëve si “El Cásico”, është ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës. Kjo është quajtur përballja më e rëndësishme e futbollit në arenën spanjolle, duke u renditur gjithashtu si ndeshja më e ndjekur mes klubeve në mbarë botën, me rreth 650 milionë shikues mesatarisht midis 2012 dhe 2020.

Rivaliteti mes dy skuadrave filloi të merrte një rëndësi të madhe në mesin e shekullit të njëzetë, kur klubi madrilen bëri një hap të madh cilësor dhe filloi të dominonte një sport që deri atëherë ishte në duart e katalanasve. Barcelona dhe Real Madrid janë përballur me njëri-tjetrin në çdo sezon të La Ligës që nga fillimi i tij në 1929.

Më poshtë do të gjeni të gjitha rezultatet e përballjeve mes rivalëve të përjetshëm në La Liga.

Në 184 sfida të luajtura, Real Madrid ka fituar 76 herë, Barcelona 73 herë dhe 35 ndeshje janë mbyllur me barazim.

Barcelona shkon në Bernabeu si lider

Pas tetë ndeshjeve të sezonit të La Liga-s, të dyja skuadrat kanë grumbulluar 22 pikë, por Barça shkon në Bernabeu si lidere e ligës. Diferenca e tyre superiore në golavarazh ​​i shtyn Los Blancos në vendin e dytë. (Megjithatë vlen të përmendet se bilancet e skuadrave në takimet direkte përdoren si matësi kryesor në fund të sezonit. Diferenca e golave ​​më pas kthehet në lojë nëse skuadrat nuk mund të ndahen nga rezultatet e tyre kundër njëra-tjetrës.)

Madridi kërkon hakmarrje për dëshpërimin e marsit

Vetëm katër muaj pas emërimit të Çavi Hernandez si trajner në Camp Nou, Barça dominoi sfidën në Bernabeu duke shënuar 4 gola. Golat u shënuan nga Pier Emerik Obamejang, Ronald Araújo dhe Ferran Torres. Pas turpërimit në shtëpi Reali do të kërkojë fitoren me çdo kusht.

Të gjithë do jemi në pritje të “klasikes” që do të ndezë Spanjën.